Connect with us

Ferizaj

Shkollës ”Besim Rexhepi” në Komogllavë i dhurohet një piano

Published

on

Nga sot, nxënësit e shkollës fillore “Besim Rexhepi” në Komogllavë, orën e lëndës së muzikës do të zhvillojnë pak më ndryshe. Përveç teorisë që këta nxënës kanë mësuar vazhdimisht, një instrument muzikor do t’ua bëj më atraktive këtë orë. Është kjo një piano e dhuruar nga bashkatdhetari Garip Shabani.

Babai i donatorit, Gani Shabani, tha se kjo është piano e dhjetë që ia kanë dhuruar shkollave të këtushme.

“Kjo piano në fillim është dhënë nga një vendase zvicërane, ajo ia ka dhuruar djalit tim pasi ishte për shkollë që e falënderoj edhe atë që ka menduar për nxënësit tanë, pasi muzika është e lënë anash në vendin tonë, po ashtu është edhe mungesë e tyre, unë falënderoj edhe atë bamirëse dhe djalin tim që ka menduar ta bëj këtë gjest, por edhe kompaninë “Eliot Trans” që na e ka sjellë gratis pianon nga Zvicra deri këtu, po besojmë se të gjitha shkollat në komunën e Ferizajt do t’i pajisim me piano, besoj dalëngadalë”, tha Gani Shabani.

Drejtoresha e shkollës ”Besim Rexhepi”, Dajete Qazimi, tha se instrumentet muzikore në këtë shkollë janë shumë të nevojshme.

“Sot shkolla jonë e pranoi këtë piano si donacion, një gjest shumë bujar dhe diçka shumë e mirëpritur për shkollën tonë, falënderoj së pari inciatorin Gani Shabani dhe donatorin kryesor djalin e tij Garip Shabani për këtë donacion që është shumë i vlefshëm për shkollën tonë, dihet se mungesa e mjeteve qoftë muzikore apo edhe e lëndëve të tjera është shumë e ndjeshme në shkollën tonë  dhe tani e  tutje besoj se arsimtarja e muzikës dhe nxënësit që kanë prirje për muzikë do të kenë  mundësinë për të zhvilluar talentin e tyre”, tha Qazimi.

Këtë donacion e mirëpritën edhe nxënësit e kësaj shkolle.

“Nuk kemi pasur piano në shkollë, orën muzikore e kemi mbajtur me libra e me shënime në tabelë, ndërsa tani e kemi pianon. Unë jam edhe në shkollën e muzikës ushtroj për klarinet, por tani që është edhe piano në shkollën tonë do t’i bie edhe pianos”, tha Meriton Latifi.

Kjo piano u tha se ka një vlerë mbi 2 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending