Connect with us

Ferizaj

Avokati i Popullit: Komuna shkel ligjin për qasje në dokumente publike

Published

on

Avokati i Popullit ka konstatuar se komuna e Ferizajt ka shkelur Kushtetutën dhe Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, me rastin e një kërkese që organizata INPO e kishte bërë qysh në qershor  të këtij viti për qasje në dokumente zyrtare, ndërkaq komuna asnjëherë nuk i kishte kthyer përgjigje. Në një raport me rekomandime, Avokati i Popullit i rekomandon komunës së Ferizajt ta shqyrtojë kërkesën e organizatës INPO të datës 4 qershor 2018 për qasje në dokumente publike dhe të përgjigjet në përputhje me ligjin, si dhe të ndërmarrëë hapa për ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve publik lidhur me zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Para gjashtë mujave, INPO kishte bërë kërkesë për lejet e ndërtimit për periudhën 12 mujore të vitit 2017, si dhe për lejet e lëshuara për periudhën janar-korrik 2018.

“Rrjedhimisht ne asnjëherë s’kemi marrë përgjigje nga komuna lidhur me kërkesën  tonë dhe ligji e parasheh që heshtja ndaj kërkesës për qasje në dokumente publike  nga institucioni publik do të thotë refuzim i kërkesës. Në këtë drejtim INPO ka bërë kërkesë për t’i ndihmuar edhe Avokati i Popullit dhe kësisoj avokati i ka kthyer përgjigje edhe komunës edhe neve si palë. Komuna i është përgjigjur avokatit se informacionet dhe lejet që i ka kërkuar organizata INPO janë të qasshme dhe të publikuara në faqën e komunës, por ne si INPO kemi hedhur poshtë pretendimet e komunës së Ferizajt gjithmonë duke u bazuar në fakte dhe argumente, ku kemi argumentuar se komuna në muajin gusht e pati publikuar një listë të lejeve të ndërtimit, por ajo ka qenë e mangët dhe nuk i ka i përmbajtur të gjitha informacionet”, u shpreh Albulena Nrecaj nga INPO.

Në anën tjetër, zyrtarë ligjor të komunës së Ferizajt konsiderojnë se me moskthimin e përgjigjes për kërkesën që kishte bërë INPO për qasje në dokumente zyrtare, qeveria lokale nuk ka shkelur ligje. Ndërkaq për vonesën e përgjigjes prej gjashtë muajsh, zyrtarët komunal arsyetohen se pushteti lokal nuk ka resurse njerëzore për t’i kthyer përgjigjet kaq shpejt.

“Sa i përket rekomandimit të Avokatit të Popullit ne e kemi marrë dhe e kemi shqyrtuar dhe nuk thotë se ka shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës veçse na paralajmëron se ne duhet t’i kthejmë përgjigje për dokumente zyrtare çdoherë qyetarëve dhe OJQ-ve. Por, duhet të kihet parasysh po ashtu se edhe tek OJQ-të edhe tek kushdo që kërkon qasje në dokumente publike, komuna nuk mundet shpeshherë me iu përshtat agjendave të tyre, pasi që komuna ka angazhime të shumta dhe në afatet ligjore ligji parasheh edhe përjashtime”, tha Liridon Jetishi.

Drejtues të organizatës INPO, kanë vlerësuar se pushteti i Ferizajt me pompozitet është shprehur që qeverisja Aliu ka prioritet transparencën, por sipas tyre, pikërisht ky pushtet gjatë këtij viti qeverisës për qasje në dokumente zyrtare ka miratuar edhe një taksë e cila qytetarëve iu kushton 5 euro.

“Tentimi apo iniciativa për të vendosur taksë për kërkesa në qasje për dokumente publike e tregon një lloj mosgatishmërie të institucionit për me ofru qasje në dokumente publike. Në anën tjetër në shumë shtete evropiane janë anuluar këto tarifa për shkak që është konsideruar se letra, ngjyra apo gjithë ato materiale të tjera me të cilat funksionon administrata komunale blihen përmes taksave të qytetarëve“, tha Nrecaj.

Ndryshe, përveç kërkesës për lejet ndërtimore, INPO gjatë këtij viti ka bërë edhe kërkesa të tjera për qasje në dokumente publike, për të cilat afatet kohore të përcaktuara me ligj tashmë kanë kaluar, por pushteti nuk ka kthyer përgjigje akoma.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen tre të dyshuar për hajni në disa markete të Ferizajt

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar tre persona nën dyshimet se kanë kryer vjedhje në disa markete të Ferizajt.

Bëhet fjalë për katër raste të ndara vjedhjeje dhe atë në një shitore në rrugën “Brahim Ademi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Rexhep Bislimi”, si dhe në një shitore në fshatin Koshare.

Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore në terren dhe analizimit të video-incizimeve, njësia e hetimeve në Ferizaj ka arritur të identifikojë dhe arrestojë kryesit e dyshuar të këtyre veprave penale. Në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar  B.R. (61 vjeç), B.V. (44 vjeç) dhe K.R. (35 vjeç).

Vlera e produkteve të vjedhura është rreth 2,000 euro.

“Nga hetimet e deritanishme dyshohet se të njëjtit kanë përdorur një veturë Audi A3 me targa vendore dhe se kanë vepruar në data të ndryshme gjatë muajit nëntor 2025 në territorin e Ferizajt. Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se të dyshuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjeje, për të cilat hetimet janë duke vazhduar.

Pas intervistimit nga policët hetues dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

#

Continue Reading

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Trending