Connect with us

Ferizaj

Ankesa për rrugën “Elhami Hasani” në Ferizaj

Published

on

Rasim Çerkini banor i rrugës “Elhami Hasani” në Ferizaj, po ankohet se gjatë rregullimit të kanalizimit nga fqiu i tij, është dëmtuar rruga. Ai thotë se disa herë ka kërkuar ndihmë nga komuna, por asnjëherë nuk është marrë parasysh.

“Ne e kemi bërë instalimin e kanalizimit dhe ujësjellësit vet, por është zënë kanalizimi dhe është detyru  vet një kojshi me hap pasi komuna s’ka ardhë me rregullu, ndërsa këtë rrugë unë e kam pas asflatu  vet me forca të mia po tani është dëmtu, kur po bje shi po bëhet lloç dhe për dimër problem me kalu, kam qenë në komunë më kanë thënë e asfaltojmë sot e nesër, por ende vazhdon të mbetet kështu, të gjitha rrugët afër i kanë asfaltu, ndërsa rrugën tonë nuk po e asfaltojnë”, tha Çerkini.

Kurse, në Drejtorinë e Infrastrukturës në Ferizaj, thonë se kjo rrugë do të rregullohet në vitin e ardhshëm.

“Në përgjithësi në zonën urbane të qytetit ne kemi telashe të mëdha me infrastrukturën, por për ne vazhdon të jetë prioritet zona urbane pasi kemi asfaltuar një numër të madh të rrugicave në zonën urbane. Sa i përket rrugës “Elhami Hasani”, unë  e kam pasur këtë qytetar në zyrën time dhe i kam treguar se në momentin e parë që na jepen hapësirat buxhetore ne do të merremi me problematikën e asaj rruge dhe në kuadër të projektit të rrugicave që do t’i shpallim gjatë vitit të ardhshëm figuron edhe rruga”Elhami Hasani” që do ta trajtojmë edhe atë rrugë në kuadër të këtij projketi”, tha Bytyqi.

Kjo rrugë e cila po kërkohet të asfaltohet është e gjatë rreth 100 metra.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending