Connect with us

Ferizaj

Dështon debati publik për varrezat e qytetit

Published

on

Debati publik i thirrur për të diskutuar rreth projektit të varrezave të reja të Ferizajt, nuk u mbajt, meqë nuk pati asnjë qytetar të interesuar.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal Kristina Gashi-Bytyqi, tha se për këtë debat qytetarët janë njoftuar që nga data 29 nëntor.

“Ka qenë njoftimi me kohë që është bërë nga Zyra e Informimit brenda afateve ligjore, mirëpo siç po shihet nuk ka qytetarë të interesuar që të marrin pjesë në prezantimin e projektit të varrezave të qytetit, një projekt madhor, i rëndësishëm për komunën e Ferizajt, besoj se nëse kishin ardhë qytetarët do të mund t’i jepnin rekomandimet e veta, sigurisht për ndryshimet e mundshme të këtij projekti, megjithatë  Drejtoria e Urbanizmit është e gatshme kurdo që qytetarët janë të interesur të njoftohen për projektin e varrezave ata do të marrin informacione”, tha Gashi-Bytyqi.

Është njëri ndër projektet kryesore të komunës së Ferizajt që është punuar mjaft gjatë nga profesionistët e fushave të ndryshme, sot ka qenë dashtë të prezantohet logjikisht më në detaje projekti, hapësirat të cilat janë të nevojshme, ndarja në blloqe, hyrjet si dhe distancat mes pjesës së qendrës dhe pjesës që është e destinuar hapësira  për varreza, sot kemi dashtë me prezantu një projekt shumë modern që ka me qenë një projekt model për të gjitha qytetet e tjera ku në kuadër të saj jemi në përpilim edhe të rregullores së re ku ka qenë mirë me pas pjesëmarrje, por fatkeqësisht mungon”, tha Zekrija Jakupi nga Drejtoria e Urbanizmit.

Ky ishte debati i parë dhe i fundit i thirrur për projektin e varrezave të qytetit, për të cilat ka vite që është shkaktuar zhurmë e protesta në Ferizaj.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending