Connect with us

Ferizaj

Vendet që do të mbesin pa energji elektrike sipas njoftimit të KEDS-it

Published

on

KEDS-i ka njoftuar për vendet të cilat do të mbesin pa furnizim me energji elektrike në ditët në vijim.

Më 09.12.2018 në NS 35/10 kV Ferizaj ll (Kodi: 40041) do të ketë ndërprerje totale: prej orës 10:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ferizaj (një pjesë), Talinoci i Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj, Fusha e Madhe, Policia, Prokuroria, ”Viva Fresh”, ”ETC”, ndërtesa e TMK-së, Kazerma, ”Mineksi”, FSK TS i ri, IRK-ja, rruga “Prizreni”, Saraishta, Lloshkobarja, Llojza, Kosina, Slivova, Dremjaku dhe bizneset private, ”Fitorja” dhe Fabrika e Bukës, Fabrika e Gypave, rruga e Nerodimes, ”Ujëvara”, ”Frigoriferi” dhe ”Barakat”.

Arsyeja e ndërprerjes: Dislokimi i përçuesve ajror në nëntokësor.

Më 10.12.2018 në NS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Gaçka (Kodi: 40042002) prej orës 09:30 deri në orën 12:30

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Greme, Gaçkë, Burrnik, Izhanc, Kashtanjevë, Bajnicë, Semajë, Prushaj, Sllatinë dhe bizneset private.

Arsyeja e ndërprerjes:  Vendosja e shtyllave 10kV.

Më 10.12.2018 në NS 35/10kV Ferizaj III do të ndërprehet:

  • Dalja 10 kV Doganaj (Kodi: 40042004) prej orës 13:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Doganaj, Zaskoku, Pleshina e Ulët dhe e Epërme, Dubrava dhe Fabrika e Ujit në Pleshinë.

Arsyeja e ndërprerjes:  Shtrëngimi i  përçuesve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Vdes një person në Ferizaj pasi u godit nga një lis

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi është goditur nga një lis.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 17:20 në fshatin Manastirc të komunës së Ferizajt.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në afërsi të oborrit duke prerë dru, një lis bie mbi viktimën dhe si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet fillimisht në qendrën emergjente, e më pas në QKUK, ku mjeku kujdestar konfirmon vdekjen e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurorit, ndërsa trupi i pa jetë u lirohet familjareve për ceremoni mortore” – thuhet në raport.

Continue Reading

Art & Showbiz

Nis edicioni i 55-të jubilar i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Published

on

Nga sot deri më 7 shtator 2025, në Ferizaj do të mbahet Festivali i Teatrove, i cili sivjet  shënon edicionin e 55-të jubilar.  

Hapja zyrtare e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”, derisa ditëve në vijim, para publikut ferizajas,do të  prezantohen disa shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Festivali i Tetarove Ferizaj, është prej festivaleve më të vjetra në Kosovë, i cili që nga viti 1970, përmes shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, bashkon profesionistë të teatrit dhe artdashës.

Hapjes zyrtare të festivalit do t’i paraprijë shfaqja për të rinj “Black Box” të cilën artdashësit mund ta shohin në Galerinë e qytetit të Ferizajt.

Këtë vit, në programin zyrtar të festivalit, do të jenë shfaqjet:  “13” (më 1 shtator), “Bëje ose vdis” (2 shtator), “Djali” (3 shtator), “Hijet e Kohës” dhe “Komedia e zezë” (4 shtator), “God blesh America” (5 shtator), “Kjo është rinia jonë” dhe  “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” (6 shtator) si dhe shfaqja “Të vërtetat tona”  (7 shtator).

Ky edicion jubilar i festivalit do të përmbyllet më 7 shtator, me shfaqjen jashtë konkurrence “Të bardhët”.

Tradicionalisht, çdo ditë të festivalit organizohen edhe debate për teatrin, punëtori krijuese me artistë ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet për vjedhje të trotineteve dhe biçikletave në Ferizaj

Published

on

Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin B. T, 28 vjeç, i cili gjatë periudhës 01.07.2025 – 19.08.2025 ka kryer disa raste të vjedhjeve në banesa dhe objekte banesore në qytetin e Ferizajt.

Sipas policisë, nga hetimet është vërtetuar se i dyshuari ka vjedhur dy trotinete elektrike dhe dy biçikleta, me vlerë totale prej rreth 4.220 €, të cilat më pas i kishte shitur personave tjerë, duke iu treguar se ishin të vjedhura.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari B. T. është ndaluar për 48 orë për procedura tjera hetimore.

Sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe do t’u kthehen pronarëve ligjorë.

Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, G .B, 33 vjeç dhe B. H.,25 vjeç, është iniciuar rasti penal “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara nga vepra penale”, pasi kanë pranuar se ishin në dijeni për origjinën e tyre.

Continue Reading

Trending