Connect with us

Ferizaj

LDK kritikon Drejtorinë e Bujqësisë për keqmenaxhim

Published

on

Partia më e madhe opozitare në Ferizaj LDK, u lajmërua sërish. Në prag të festave të fundvitit ky subjekt politik po e kritikon pushtetin e Ferizajt për stagnim të punës së Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë. Fadil Halili nga kjo parti, akuzoi Drejtorinë e Bujqësisë se gjatë këtij viti të qeverisjes projektin për shërimin e thundrave nuk e shfrytëzoi për qëllimin e paraparë, ndërsa projektin për vaksinimin e qenve nuk u realizoi në mënyrë të besueshme, ku sipas LDK-së, këtu pati edhe humbje rreth 7 mijë euro .

“Në vend të projektit për pajisje me mekanizëm bujqësor që ishte paraparë nga qeverisja e kaluar, u fut projekti i shërimit të thundrave i cili nuk ka pasur ndonjë efekt pozitiv, për arsye se është paraparë për fermerë që kanë pasur mbi 5 krerë lopë, të cilët edhe ashtu marrin subvencion nga 70 euro nga Ministria për krerë, ndërsa fermerët me nga katër krerë lopë janë diskriminuar dy herë, sikur nga Drejtoria e Bujqësisë po ashtu edhe nga Ministria”, u shpreh ai.

Tjetër akuzë që u drejtua në adresë të Drejtorisë së Bujqësisë nga LDK-ja, është edhe ndërpreja e kontratës me organizatën ”Mështjerra”, si dhe lidhja e disa marrëveshjeve me donatorë të cilët nuk u sqarun akoma për publikun se çfarë do të sjellin në interes të fermerëve.

“Disa nga marrëveshjet e reja, siç është ajo me IKC-në për fillimin e punës së tregut gjithë ditorë dhe ajo me USAID-in nuk janë konkretizuar dhe nuk kanë pasur ndonjë efekt përveçse kanë zënë vend në letër. Është për t’u habitur se si madje as projekti me USAID-in për mbjelljen e fidaneve të dredhëzës industriale me kushte shumë të favorshme për fermerët nuk është vazhduar përkundër kërkesave të mëdha të të interesuarve”, tha Halili.

Dega e LDK-së në Ferizaj, ka kritikuar po ashtu qeverinë Aliu se ka bërë përzierje të kompetencave të drejtorive, ku në mesin e tyre si shkelje të rëndë e konsideron pagesën e bërë nga Drejtoria e Bujqësisë prej 5 mijë 750 eurove në xhirollogarinë N.SH “Klarino” në emër të një subvencioni për kulturë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending