Connect with us

Ferizaj

Mbahet mbledhja e KPF-së

Published

on

Në prag të festave të fundvitit, ekzekutivi i Ferizajt ishtë kujdesur që anëtarët e legjislativit mos t’i rëndoj me pika të shumta të rendit të ditës në mbledhjen e  ardhshme të Kuvendit, prandaj edhe sot në mbledhjen e Komitetit për Politikë e Financa u shqyrtua shumë shpejt materiali i cili parashihet të dalë në seancën e 27 dhjetorit. Në mesin e propozim-vendimeve ishin miratimi i Startegjisë Komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara, vendimi për Rregulloren për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, propozimi për vënie në diskutim publik të draft planit të veprimit të Zyrës për Informim të Komunës, si dhe destinimi e këmbimi i disa ngastarve kadastrale. Pika që u arsyetua pak më gjatë ishte ajo për mbrojtjen e vlerës së natyrës ”Bifurkacioni i lumit Nerodime në Ferizaj si monument i natyrës”. Drejtori i Urbanzimit Lulzim Aliu, tha se për shkak të disa ndryshimeve në ligj për trajtimin e këtij fenomeni, komuna ka marrë një propozim nga Ministria e Mjedisit.

“Qëllimi kryesor është më siguru rrjedhën e lumit, ndarjen tek Bifurkacioni që mos me qenë i pengueshëm, do të thotë mos me u rreziku fenomeni si fenomen, jo gjatë sikur ka qenë e paraparë edhe lumi që kalon nëpër qytet, pasi që ashtu kështu është e pamundur, sepse pjesa që është këndej nga qyteti është kanalizim pothuajse. Pra ne do të obligohemi përmbi restorantin ”Ujëvara” me siguru atë rrjedhën e ujit si dhe të intervenojmë në disa pjesë të tjera. Po ashtu, Ministria na ka thënë se objektet që janë përrreth këtij fenomeni nuk do të prishen, por që ne do të obligohemi që ato objekte që janë afër me metra të legalizohen, për shkak të telasheve që mund të na dalin më vonë. Pra, për mbrojtjen e këtij fenomeni ne nuk do të kemi probleme, pasi që shumica e pronave janë shtetërore”, tha Aliu.

Lidhur me këtë pikë të rendit të ditës, anëtarët e Komitetit ia përkujtuan ekzekutivit  se në vitin 2015 Kuvendi i këtushëm e pati miratuar një vendim për mbrojtjen e këtij fenomeni dhe kërkuan të dinë se si të veprojnë gjatë seancës në mënyrë ligjore, të marrin vendim të ri, apo ta rishqyrtojnë si vendim të mëparshëm.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending