Connect with us

Ferizaj

Grainca pjesë e grupit të organizuar kriminal, deklaron dëshmitari Haliti

Published

on

Seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, e nisur muaj më parë, i cili akuzohet për kepërdorim të detyrës zyrtare dhe falsfikim në rastin e rrugës “Astrit Bytyqi”,  ka vazhduar edhe sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

Dëshminë e tij në cilësinë e të dëmtuarit e ka vazhduar Bekim Haliti, banor i rrugës “Astrit Bytyqi”, i cili deklaroi se i bashkëngjitet ndjekjes penale derisa Grainca të jep përgjegjësi për veprat që ka kryer dhe të tregojë se si është arritur të krijohet një peticion me 160 nënshkrime. Ai në gjykatë deklaroi se me Graincën bashkëkryes të veprës penale janë edhe njerëz të cilët kanë ndikim në nivelin qëndror.

“Deklaroj se i akuzuari Faik Grainca për përfitime personale ka kryer kepërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim dhe falsifikim të dokumentit që nga fillimi i mandatit të tij si drejtor në komunën e Ferizajt, ka bërë propozime të vendimeve në Kuvend Komunal në kundërshtim me legjislacionin në fuqi,  në bashkëkryerje ka bërë falsifikim të dokumenteve të komunës së Ferizajt, ka nxjerr vendime për leje ndërtimore në mënyrë te kundërligjshme dhe në kundërshtim me planet rregulluese ku më vonë disa i ka anuluar, ndërsa disa të tjera asnjëherë. Ka bërë aprovim të peticionit të falsifikuar edhe pse disa herë ka qenë i njoftuar, ndërsa ka refuzuar peticionin legjitim të banorëve, ka cenuar të drejtën pronësore të pronës së paluajtshme të qytetarëve, ka bërë nxitje, ka krijuar situata konflikti mes banorëve dhe krejt në fund i akuzuari nuk i ka kryer vet këto, por ka ekzistuar një rrjet kriminal në fushën e ndërtimit ku kanë qenë  të involvuar edhe njerëz me ndikim dhe njerëz në qeverinë qëndrore apo në minisitritë e caktuara deri në kryeministri”, tha Haliti.

Kurse, për dy të akuzuarit e tjerë, Haliti tha se Izer Ramadani, sipas tij, nuk ka ndonjë faj, kurse për Arben Kurteshin tha se ka përgjegjësi penale.

“Kundër të akuzuarit nuk i bashkëngjitem ndjekjes penale, sepse mendoj se ai ka dorëzuar një kërkesë legjitime, mirëpo atë kërkesë ia ka shndërruar në peticion Faik Grainca, kurse sa i përket të akuzuarit Arben Kurteshi mendoj se ka përgjegjësi penale dhe duhet ta sqaroj se kush e ka nxitur apo e ka detyruar që t’i bëj ato veprime, sepse Arben Kurteshi ka dorëzuar peticionin në emër të banorëve të rrugës “Astrit Bytyqi”, kurse në deklaratën e tij thotë se unë kam mbledhur nënshkrime në rrugën “7 shtatori”, mirëpo ai e ka titulluar dhe e ka dorëzuar si peticion të rrugës “Astrit Bytyqi, i cili është marrë për bazë”, tha Haliti.

Pas Halitit, në pyetje është marrë edhe Orhan Ibrahimi, banor i rrugës “Astrit Bytyqi”, i cili tha se ai që në fillim ka qenë kundër ndryshimit të destinimit nga ndërtimi i ulët në atë të lartë dhe vazhdon ta kundërshtojë një gjë të tillë, derisa theksoi se në peticionin e kundërt ka vërtetur persona të nënshkruar të cilët nuk janë pronarë të shtëpive në rrugën “Astrit Bytyqi”.

Seanca e sotme ishte e pesta me radhë në gjykimin ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit të Ferizajt  Faik Grainca, për të vazhduar më 10 janar të vitit 2019, ku do të dëgjohen dëshmitarët e Prokurorisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending