Connect with us

Ferizaj

Të krishterët shënojnë Festën e Krishtlindjeve

Published

on

Kremtimet për Krishtlindje fillojnë sonte në mesnatë. Për këtë festë të gëzimit dhe të shpresës për besimtarët e krishterë, kisha katolike ”Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, ka bërë përgatitjet e nevojshme.

 “Sot ne jemi në vigjilje të pritjes së festës ku pas katër javësh përgatitje këndohet për të parën herë sot në orën 23:00, lavdi  Zotit në qiell dhe paqe njerëzve në tokë, janë dy komponente që i japin shije jetës, duaje Zotin, duaje të afërmin, në këto dy parime është e tërë teologjia dhe mësimi krishterë, nuk mund ta duash Zotin nëse nuk e vëren atë që e ke afër. Kisha katolike këtu në Ferizaj ku unë jam famullitar, jemi përgatitur në mënyrë intensive edhe me meshë, siç quhet e agimit në ora 6:00 të mëngjesit, ndërsa në ora 23:00 kemi program me fëmijë ku do të këndohet për paqe dhe nderim Zotit, ndërsa nesër dita e Krishtlindjeve nga ora 12:00 do të bëjmë pritjen për të ndarë së bashku gëzimin me mysafirët”, tha Sopi.

Në vigjilje të kësaj feste, famullitari i kishës “Engjëlli i Rojës”, Don Viktor Sopi, uroi për më shumë paqe, dashuri, mirëkuptim e tolerancë në mes të njerëzve.

“Dëshiroj që qytetarët e Ferizajt ta duan qytetin më shumë dhe të merren me gjëra pozitive më shumë që pozitiviteti i tyre intelektual, kulturor dhe edukativ të kalon tek brezat  e ri, sepse nëse ndalemi vetëm në kritikë ajo na bëhet si pjesë e të jetuarit dhe menduarit, por të mendojmë për perspektivat tona që kemi një rini të mrekullueshme që mos të dëshirojnë vetëm botën perëndimore sepse bota perëdimore ka me qenë këtu, dëshiroj që të duhemi më shumë mes vete dhe atë dashuri ta bëjmë pjesë të jetës së përditshme”, tha Sopi.

Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë të cilin Perëndia e ka zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.

Në komunën e Ferizajt jetojnë mbi 120 familje të besimit katolik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending