Connect with us

Ferizaj

”Ferplast” në mesin e top-ndërmarrjeve për vitin 2018

Published

on

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka shpallur top-ndërmarrjet më konkurruese të vitit 2018. Përzgjedhja e ndërmarrjeve është bërë duke u bazuar në kriteret e punësimit, eksportit, veprimtarisë së ndërmarrjeve, kontributeve tatimore dhe aksionarëve. Në mesin e 21 ndërmarrjeve më të suksesshme është edhe  Fabrika e Tubave të Plastikës në Ferizaj ”Ferplast”.

Pronari i kësaj fabrike Sadik Krasniqi, tha se nga vlerësimet e bëra nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kanë arritur të zgjedhen në mesin e ndërmarrjeve më konkurruese për këtë vit, edhe pse nuk kanë qenë në dijeni për një gjë të tillë.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bazë të vlerësimeve të veta, jo në formë të konkurrimit, por i ka marrë dokumentacionet prej ATK-së, prej Doganës, Trustit ka bërë vlerësimin dhe ka ardhë në përfundim se firma jonë i plotëson kushtet për me marrë mirënjohje për vitin 2018, bazë për këtë ka qenë se kemi zero obligime ndaj shetit, zero obligime ndaj punëtorëve, ndaj furnizuesve tanë, si dhe jemi një ndër firmat që 43% të shitjes e kemi në eksportin rajonal duke përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë, Bullgarinë dhe disa vende të tjera, pra këto ishin ato kritere që ata i kishin marrë për bazë për të vlerësuar, ndërsa ne nuk kemi qenë të njoftuar deri në momentin kur na kanë lajmëruar se do të na e japin këtë mirënjohje”, tha Krasniqi.

Krasniqi, tha se ndjehen të lumtur që institucionet kanë vlerësuar punën dhe mundin e tyre, duke u zotuar se ky biznes do të vazhdoj të kontribuoj në ekonominë e  vendit.

“Ky çmim është një çmim që neve na bën me u ndje mirë për arsye se na kanë vlerësuar se jemi firmë serioze, na bën mirë se ndihemi si kompani që jemi tejet stabile edhe sa i përket likuiditetit financiar jemi në një pozitë shumë të mirë dhe kështu presim që të kemi edhe një shtytje  në zhvillimin e mëtutjeshëm të kompanisë sonë. “Ferplast”-i kurrë nuk pushon, gjithmonë mendon për zhvillim dhe të gjitha ato të arritura që i bën në biznes tenton t’i rikthej menjëherë në ekonomi duke bërë përpjekje që gjithnjë të zgjerojmë sferën e prodhimit”, tha Krasniqi.

Kompania “Ferplast” e cila është e themeluar në vitin 1996,  posedon 15 linja të prodhimit me një numër prej 105 punëtorëve.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending