Connect with us

Ferizaj

Prindërit renovojnë shkollën e Sojevës gjatë pushimit dimëror

Published

on

Klasët e shkollës fillore “Ramadan Rexhepi”, në fshatin Sojevë kanë marrë një pamje tjetër, falë angazhimit të prindërve, mësimdhënësve dhe drejtuesve të kësaj shkolle, të cilët gjatë kohës sa nxënësit ishin në pushim, renovuan shumicën e klasave.
Unë i kam tre fëmijë këtu, dhe e kam ndje një përgjegjësi morale që të jap një kontribut për shkollë. Unë e kam bërë më shumë punën teknike me ato mundësi që i kemi, megjithatë gatishmëria e jonë është që ta ndihmojmë shkollën sa herë të është nevoja”,tha Shaqir Zeqiri.

Është kënaqësi të punosh për shkollat, dhe u bashkangjitem çdoherë inciativave të tilla. Kam realizuar disa vizatime në mur që më është dukur se janë të dëshirueshme nga fëmijët”, tha Lulzim Asllani,mësues.
Nga të gjitha klasat më së shumti ka ndryshuar klasa e parashkollorëve, për të cilën ka investuar një prind, i cili e siguroi komplet invertarin e nevojshëm.
Edukatorja e kësaj klase thotë se tani kushtet janë shumë më të mira për parapërgatitjen e fatosave të ardhshëm .
Falenderoj prindin Fidan Rexhepi, që e ka marrë inciativën për me i sjellë karriget, tavolinat, dyshemenë tabelën. Tani është bërë më bukur, dhe kur të vijnë fëmijët, besoj që do të befasohen dhe do të jenë shumë të kënaqur, por edhe për mua është shumë më lehtë me këto kushte”, tha Melihate Rexhepi, edukatore.
Krahas grevës e cila po mbahet në arsim, drejtoresha e këtij institucioni arsimor Arta Tahiri, thotë se pas grevës, gjysmëvjetori i dytë do të vazhdojë në një ambient më të mirë.
Në shkollën tonë po funksionon trekëndëshi prind, mësimdhënës dhe institucione. Ka pasur nevojë për disa renovime, dhe kemi bashkëpunuar me prindërit, kemi ndërruar disa klasa. Kemi bërë ngjyrosjen, kemi ndryshuar bankat, karriget, dyshemenë dhe krejt në fund e kemi rreguluar klasën e parashkollorëve ku është sjellur një invertar i kompletuar. Pavarsisht se filloi greva, ne mezi kemi pritur që kur të vijnë nxënësit e parafillorëve të vijnë në një ambient të ri”, tha drejtoresha Tahiri.
Banorët e Sojevës tradicionalisht investojnë në shkollën ku mësojnë 300 fëmijë të tyre. Vlen të theksohet se para dy vitesh, Sojevasit kishin pajisur shkollën e tyre edhe me një karrige stomatologjike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending