Connect with us

Ferizaj

Përkujtohen dëshmorët Ahmet Kaçiku e Vezir Jashari

Published

on

Në 20 vjetorin e rënies në altarin e Lirisë, qytetarë të shumtë dhe institucione të Ferizajt përkujtuan dëshmorët  Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari. 
Në nderim të jetës dhe veprës së tyre, udhëheqës të institucioneve komunale, të shoqatave të dala nga lufta, familjarë dhe bashkëluftëtarë bënë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, në vendin ku edhe prehen këta dy dëshmorë, të rënë heroikisht në Reçak të Shtimes në betejë me forcat serbe.
 E bija e heroit Ahmet Kaçiku, Festina Kaçiku, u shpreh se në këtë përvjetor të rënies së babait të saj, ndjehet edhe më krenare, duke ditur se shteti ynë tani ka edhe ushtrinë e vet.

“Është një ndjenjë shumë e mirë përkundër mërzisë dhe mungesës së tij më vie mirë që kanë ardhur shumë qytetarë të na nderojnë, ndërsa ndryshe nga vitet e tjera tani kemi edhe ushtrinë që është formuar tani dhe është një ndjenjë edhe më e mirë. Me këtë, një amanet është plotësuar shpresoj edhe amanetet e tjera të plotësohen dalëngadalë”, u shpreh bija e Heroit Ahmet Kaçiku.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi tha se këta dy dëshmorë ishin ushtarë dhe trima të pashembullt të historisë më të re të kombit shqiptar.
“Këta dy dëshmorë që ne sot po bëjm homazhe janë të vlerave të veçanta dhe madhore për kombin tonë. Falë trimërisë e guximit të Ahmetit dhe Vezirit dhe të tjerëve që ranë për mbrojten e kufomave të masakrës nga forcat serbe, u zbardh e vërteta në botë dhe ndodhi mrekullia ku aleat të UÇK-së u bënë Amerika dhe miqtë e saj dhe pasojë e kësaj sot jemi të lirë”,tha Bytyqi.

Për figurën dhe heroizmin e dëshmorëve Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari foli edhe gjenerali Imri Ilazi.
“19 janari është një ditë shumë e rëndësishme pasi lidhet me dy figura mjaft embelmatike të UÇK-së, siç ka qenë Veziri prej orëve të para dhe Ahmet Kaçiku komandant i brigadës që ka qenë i angazhuar që në fillet e 98-së. Por mbi të gjitha roli i komandantit të brigadës është i jashtëzakonshëm, dhe Ahmet Kaçiku gjithmonë ka qenë i pregaditur për një akt final. Por mbi të gjitha ai gjithmonë ka dashur të del faqebardhë dhe këtë gjithmonë e ka potencuar se liria pa sakrificë nuk vie. Për këtë mund të them se roli i UÇK-së ka dalluar pasi një komandant në rregulla ushtarake nuk duhet të bie në vijë të frontit, por megjithatë dallimi  i UÇK-së është këtu, sepse gjithmonë udhëheqësit është dashur të prijnë dhe të  sakrifikohen që të tjerët ta vazhdojnë luftën”,tha Ilazi.

Të veshur me uniformën ushtarake, bashkëluftëtarët raportuan pranë varrit të ish- komandatit Heroit Ahmet Kaçiku, duke u shprehur se pikëpamjet e tyre asnjëherë nuk kanë ndryshuar.
“Ne të gjithë si luftëtar kemi ardhur të bëjmë një raportim para komandantit se edhe pas 20 viteve jemi me të njejtën ndjenjë dhe të njejtin motiv dhe asnjëherë nuk jemi përkulur pavarsisht situatave të vështira që 20 vite. Lavdia e tij dhe të gjithë dëshmorve të UÇK-së ka fjetur në shpirtin tonë dhe në asnjë çast ne nuk e kemi ndërruar mendjen. Unë sot po i raportoj komandanit të brigadës se të gjithë luftëtarët e kompanisë së parë të krahut të djathtë të fshatit Mollopolc kemi qëndruar stoik në porositë e komandantit pas rëniës së tij”, tha Afrim Mehmeti, bashkëluftëtar.
Gjatë ditës së sotme, përveç homazheve që u bënë në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Ferizaj, me inciativë të bashkëlufëtarëve është organizuar edhe një marsh i rastit, për të përkujtuar sakrificën dhe heroizimin e dëshmorëve të rënë 20 vite më parë në betejat e Reçakut, Mollopolcit dhe Rancës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending