Connect with us

Kosovë

Kolegji “Mehmet Akif” kremton Ditën e Pavarësisë

Published

on

Të veshur me veshje kombëtare e të stolisur me simbole të shtetit të Kosovës, nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”, dje kremtuan 11 vjetorin e Pavarësimit të vendit.  Në ambientet e këtij kolegji në Prishtinë, nxënësit kishin pregaditur valle, recitime e skeçe të ndryshme, përmes së cilave shprehnin dashurinë që e kanë për vendin.

“Më e bukura që unë kam me bë është se kam me kërcy vallën e rugovës dhe ka me pikturu, jam shumë e emocinouar se sot Kosova mbush 11 vite”,tha Amela Elezi, nxënëse.
“Kam me këndu, dhe ka me pikturu të gjitha këto po i bëjmë për përvjeotrin e shtetit të Kosovës, jam i emocionuar shumë për këtë ditë”
, tha Eron Shaqiri, nxënës.

Një pjesë e madhe e këtij programi ishte përgaditur nga mësuesja e klasës së tretë, Luljeta Mulliqi,  e cila tha se nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif”, me padurim po e prisinin këtë ditë për të performuar.

“Sot festojnë të gjithë dhe festojm edhe ne së bashku me të gjithë, kemi pregaditur  disa këngë të ndryshme, poezi, drama, që kanë të bëjnë me këtë ditë që  e festojmë. Nxënësit me padurim kanë pritur që sot të dalin në skenë dhe ka ditë që janë duke u përgaditur”, tha Luljeta Mulliqi.

Drejtori Nazmi Ulus, tha se kolegji “Mehmet Akif”, e ka bërë traditë festimin e festave shtetërore. Ai tha se të gjitha aktivitetet organizohen nga trekëndëshi mësues, nxënës dhe prind, duke thënë se këta akterë janë çelësi i një edukimi të mirëfilltë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme, dhe padyshim që do të festohet, dhe siç shihet të gjithë janë të lumtur, ndjhen mirë, po ashtu edhe ne ndjehemi mirë. Zotimi jonë është që tu ofrojmë sa më shumë  kushte dhe sa më shumë aktivitetet. Siç e shihni ka shumë prindër, dhe kanë ardhur me dëshirën e tyre këtu edhepse nuk kanë qenë të detyruar që të marrin pjesë, por janë këtu. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me prindërit dhe kjo duket. Poashtu dua të shtoj se nëse familjet nuk kontribojnë në edukim atëherë nuk kemi një edukim të mirë, gjithashtu edhe mësuesit apo stafi nëse nuk kontribojnë atëherë nuk ka edukim të mirë, prandaj ne përiqemi që ti bashkojmë këto elemente për një edukim sa më të mirë”,tha Ulus.

Në vigjilje të ditës së Pavarsisë së Kosovës, programe të ngjashme janë organizuar në të gjitha kampuset e kolegjit Mehmet Akif në Kosovë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Ilir e Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

Published

on

Ilir dhe Rrahim Abdullahu janë dënuar me nga 18 vjet burgim për vrasjen e zyrtarit policor Triumf Riza.

Aktgjykimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, bëri të ditur se Ilir Abdullahut i vazhdohet masa e paraburgimit, ndërsa Rrahim Abdullahut i caktohet paraburgimi. Të dyja masat do të jenë në fuqi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në shpalljen e aktgjykimit, Rrahim Abdullahu nuk ishte prezent në sallë, ndërsa i pranishëm ishte i bashkëakuzuari i tij, Ilir Abdullahu.

Polici Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Për këtë rast, më herët është dënuar edhe Arben Berisha me 35 vjet burgim për kryerje të vrasjes, ndërsa Enver Sekiraqa, për nxitje të vrasjes, është dënuar me 25 vjet burgim.

Sekiraqa ndodhet në arrati që nga 17 maji 2024, kur ishte liruar nga paraburgimi pas ndryshimit të masës së sigurisë.

Continue Reading

Kosovë

Një shtetas i Kosovës ekstradohet në SHBA për krime kibernetike

Published

on

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar  për në SHBA, pasi që i njëjti kërkohej nga autoritetet amerikane për përfshirje në veprat penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

I dyshuari iu dorëzua mëngjesin e sotëm njësisë U. S. Marshall të SHBA-së, në ANP “Adem Jashari”, bëri të ditur Policia.

Në njoftim nuk u dhanë informacione për identitetin, moshën apo hollësi tjera për personin e ekstraduar.

Por, Policia e Kosovës tha se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të parandalimit dhe hetimit të krimit, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit

Continue Reading

Kosovë

Çitaku e quan vendimin e speciales të turpshëm dhe të papranueshëm

Published

on

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të turpshëm e të papranueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara për dënimet ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin për pengim të drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se vendimi i sotëm vetëm sa e ka thelluar mosbesimin në drejtësinë e administruar nga kjo gjykatë. Sipas saj, drejtësia nuk mund të ketë standarde të ndryshme për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë.

“Shpreh zhgënjimin dhe shqetësimin tim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë. Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate”, ka thënë ajo duke shtuar se padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar.

“Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

#

Continue Reading

Trending