Connect with us

Ferizaj

Mungesa e sallave kulturore cënon integritetin e Teatrit

Published

on

Salla e teatrit të qytetit ”Adriana” në Ferizaj, si hapësirë e vetme publike për kulturë që funksionon në qytet,   nuk po shfrytzohet vetëm destinimin kryesor të saj, por pothuajse për të gjitha aktivitetet kulturore e artistike që organizohen në këtë komunë.   Madje, skena teatrale nuk po kursehet as nga tubimet politike e organizimet e ndryshme institucionale nga rajoni ynë.
Drejtori i teatrit, Fatmir Hyseni, thotë se ky fakt po e vështirëson mjaft shumë realizimin e denjë të shfaqjeve teatrale.

Një teatër në komunën e Ferizajt duhet së paku të ketë tri salla , ne kemi vetëm këtë sallë dhe kjo paraqet një ngarkesë të shtuar dhe pengesë në realizimin e shfaqjeve teatrale. Ne jemi munduar që të bëjmë kompromise të ndryshme,  por kërkesat e qytetit janë shumë të mëdha. Pasi ka shumë grupe të ndryshme kulturore tani nuk e kemi edhe qendrën rinore, dhe ky kapacitet dhe vullnet për punë nuk mund të realizohen në këtë objekt. Ka raste kur janë 4-5 aktivitete në ditë dhe është një ngarkesë e jashëtzakonshme por dhe një ngarkesë për punëtorët kur duhet prej orës 8-12 të punojë “ tha Hyseni.

Drejtori i teatrit kërkon që të bëhet një zgjidhje për këtë problem, sepse salla e teatrit ka filluar edhe të dëmtohet prej aktiviteteve të njëpasnjëshme që mbahen brenda një dite.

 “I plotëson shumicën e kushteve në aspektin profesional por është vetëm një sallë, dhe dëmtohet shumë, në fakt duhet të jetë salla për ushtrime e vecantë kurse salla për premiera duhet të ruhet, këto janë ato problem, madje nuk ka sallë të punëtorisë ku punohet skenografia, ndodhë që ne duhet mbrenda ditës ta largojmë skenografinë për një program tjetër dhe prapë ta vendosim dhe kjo është shumë e vështirë, është një gjendje e vështirë që kemi kaq pak objekte të kulturës dhe rinisë dhe besoj se duhet të mendohet që sa më shpejtë të bëhet e mundur që të kemi një infrastrukturë sa më të mirë për aktivitetet kulturore”,tha Hyseni.

Në drejtorinë e kulturës thonë se ky problem do të merr fund shumë shpejtë.  Drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit, Xhemile Murati-Shabani, thotë se këtë vit do të fillojë të ndërtohet pallati i kulturës dhe këto telashe do të marrin fund.

“Në Ferizaj shumë shpejt do të nisë projekti I ndërtimit të pallatit të kulturës një projekt mjaft madhor ku do të përfshihen pos sallës së koncerteve, salla e teatrit, muzeut, galerisë dhe kemi menduar që me një projekt të përbashkët të përfshihen shumë salla ndihmëse, dhe poashtu planifikohet të jetë edhe muzeu i kujtesës aty. Me realizimin e këtij projekti do të jetë një lehtësi shumë e madhe për teatrin, pasi do të mund te realizojë reportoarin e vet pa pasur pengesa nga aktivitete të tjera, poashtu në të njejtin vend në pallatin e kulturës do ti lëmë hapësirë edhe teatrit”, tha Murati-Shabani.

Ndryshe, salla e teatrit “Adriana” ne Ferizaj, ka kapacitet të pranojë rreth 200 spekatorë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Trending