Connect with us

Ferizaj

Ferizaj me vendparkingje për biçikleta

Published

on

Qytetarët e Ferizajt të cilët kanë biçikleta, nga sot do të mund t’i parkojnë ato në lokacionet e caktuara publike pa pagesë.   

Janë të rinjtë e organizatës Sky- klub, të cilët kanë vendosur që idenë e tyre për vendparkingje të biçikletave në qendër ta bëjnë realitet.
Ata thonë se kështu i nxisin qytetarët që  të përdorin biçikletat më shumë se veturat e tyre:

‘Ky projekt ka për qëllim rritjen e vetëdisimit të qytetarëve për përdorimin e biçikletave pasi kështu edhe ruhet ambienti,  por kontribuon edhe në të mirë të shëndetit. Poashtu shfaqim dhe një kulturë evropiane në qytetin tonë.  Janë katër lokacione, një është para objektit të komunës, një  tek bibloteka e qytetit, pastaj do të vazhdojmë tek fakulteti i Ferizajt, poashtu edhe tek shkolla e mesme “Elena Gjika” – tha Guron Haxhimusa.
“U votua ky projekt dhe është shumë i mirë, ka dalur një projekt shumë i mirë. Komuna e Ferizajt nuk ka mjaft shtigje, por besoj se me kohë do të arrijmë që të krijohen ato” – deklaroi  Alban Bytyqi.

“Ky aktivitet rrjedh si ide e të rinjve, ky grup është formuar nga World Vision Kosova nga Prishtina që faktikisht i ka krijuar këto grupe Sky duke i fuqizuar të rinjtë në shumë fusha, dhe sot të rinjtë e Ferizajt përmes idesë së tyre arritën që të realizojnë këtë projekt për të vendosur lidhëse për biçikleta dhe është një ide e mirë inovative” – sqaroi  Dashurie Ahmeti, zyrtare në drejtorinë për rini të Ferizajt.

  Këta të rinj me idenë e tyre përkrahën edhe nga kryetari i komunës së Ferizajt:

“Vërtet me shumë dashamirësi i kam pritur dhe i kam përgëzuar për këtë aktivitet dhe kam vendosur të mbështes simbolikisht këtë aktivitet, dhe sigurisht se do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë. Në fakt, ata janë në të njejtën vijë dhe drejtim në angazhimet e tona qoftë si mbështetje për të rinj, qoftë edhe për qendrën e inovacionit, që është duke u bërë gati, për të cilën kemi thënë që sa më shumë të bashkohen të rinj dhe sa më shumë ide të ketë pasi financime do të ketë sidomos nga ministria e invoacionit dhe ndërmarrësisë do të ketë mjete të bollshme në kuptimin e përkrahjes për idetë e tilla” – tha kryetari Aliu.


Projekti i vend-parkimeve për biçikleta në Ferizaj kryesisht  financohet nga GIZ Gjerman.


Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj, i sekuestrohen drogë, para dhe armë

Published

on

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.

Në raportin 24 orësh, policia tha se gjatë kontrollit të të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me peshë 1.75 gram kokainë, një epruvetë me kokainë me peshë rreth 10.68 gram si dhe 6155 euro para të gatshme.

“Në konsultim me prokurorin është bërë kontrolli ne zyrën si dhe në shtëpinë e tij ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gram,  një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona celular, para në prerje letre rreth 7535 euro dhe 20 durham, një sprej si dhe dy fletore me shënime”, thuhet mes tjerash në raport..

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda javës së kaluar policia në Ferizaj shqiptoi 1567 gjoba dhe pezulloi 21 patentë shoferë

Published

on

Gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.567 gjoba për kundërvajtje në trafik si dhe ka pezulluar 21 patenta për shoferët që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë regjistruar gjithsej 35 aksidente. Në 12 prej tyre kanë mbetur të lënduar 15 persona, ndërsa 23 aksidente të tjera ishin vetëm me dëme materiale

Sipas statistikave të publikuara, vetëm gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 6,914 shoferë për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rritje prej 45.3%.

Continue Reading

Trending