Connect with us

Ferizaj

Prova të reja në procesin kundër Graincës

Published

on

        Në vazhdimin e gjykimit të ish-drejtorit të urbanizimit, Faik Grainca, i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim, po vijnë duke u shtuar provat se gjatë miratimit të Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt në vitin 2017,  janë bërë shkelje të shumëfishta të  procedurave ligjore nga ana e autoriteteve komunale për planifikim hapësinor. Sot doli në pah edhe shkelja e radhës, kur kërkesa e Izer Ramadanit, banor i rrugës Astrit Bytyqi, nga ana e dikujt në drejtorinë e urbanizmit i ishte bashkangjitur peticionit të Arben Kurteshit dhe ishte shmangur nga  renditja në raportin final të shqyrtimit të ankesave të komisionit komunal për shqyrtim të ankesave në PZHK.

“Peticioni i Izerit, nuk është në raportin e shqyrtimit publik edhe ky ka mundur me u ngatrru, kena mundur me harru.  Peticioni i Izer Ramadanit, është shqyrtu në mbledhjen e komisionit por nuk di arsyet se pse nuk është futur në raportin e shqyrtimit publik” tha Baftiu.

  Pala e dëmtuar Imri Haliti para trupit gjykues prezantoi një dokument të protokoluar nga Posta me të cilin vërtetohet se drejtoria e urbanizmit e Ferizajt zyrtarisht e ka pranuar urdhëresën nga inspektorati i Ministrisë me datë 11 gusht 2017,  duke e kontestuar kështu datën e mbajtjes së mbledhjes së komisionit shqyrtues më 9 Gusht 2017, pasiqë sipas tij, nuk ka pasur mundësi që të mbahet një takim rishqyrtues dy ditë para se të mbërrijë zyrtarisht dokumenti inicues i po atij takimi.

“Ju keni mbajtur mbledhjen më datën 09.08, 2017, në bazë të këtij vendimi, ne kemi një dëshmi të protokoluar që vendimin e keni marrë më  11.08.2017 kurse mbledhjen e keni mbajtë më 09.08.2017,  ne kemi dëshmi, që keni mbajtë mbledhje me 09.08,  kurse vendimi në mënyrë zyrtare ka arritur më 11.08.2017,  ju keni mbajtur mbledhje pa e pasur dokumentin”, tha Haliti.

Në pyetjen e të dëmtuarve nëse peticioni i Arben Kurteshit ishte dorëzuar jashtë afatit, dëshmitari Baftiu theksoi se afati i pranimit të peticioneve ka qenë nga 25 mars deri më 26 prill 2017. 

“A mundeni me më tregu se Arben Kurteshi a e ka dorëzuar peticionin mbrenda afatit ligjor? – pyeti Haliti.
“Më datë 26.04, e ka dorzuar peticionin, dhe është brenda afatit të shqyrtimit publik” – u përgjigj Baftiu.

Në vazhdim  pala e dëmtuar prezantoi shkeljen e komisionit në raport,  ku thuhet  se peticioni i Kurteshit ishte deponuar më 25 prill.  Sipas dëshmitarit Skender Baftiu,  ky ishte një lëshim tjetër i komisionit, por tani i natyrës teknike.
Sipas vendimit të Kuvendit Komunal të Ferizajt, shqyrtimi publik i PZHK-së  ka filluar më 27 mars 2017 dhe ka zgjatur 30 ditë, pra deri më 25 prill, apo një ditë para se i akuzuari i dytë, Arben Kurteshi të ketë deponuar peticionin e vet në sportelin komunal të shërbimit për qytetarë.

“Në faqen 37 të PZHK-së shënon se afati ligjor i dorëzimit të shqyrtimit publik ka qenë prej 25.03 -25.04.2017, a e keni çu këtë dokument  për votim në Kuvendin Komunal?” – pyeti Haliti.
“Po konsideroj se ai ka mundur me qenëë naj gabim teknik, përndryshe afati i shqyrtimit publik edhe njoftimi edhe kejt kane qenë 25.03 – 26.04” – deklaroi  Baftiu.

Dëshmitari Baftiu pranoi se komisioni për rishqyrtim të ankesave vetëm pjesërisht  e  kishte respektuar urdhëresën e inspektoratit, pasiqë sipas tij,  komisioni  u ka dërguar përgjegje me  shkrim të gjithë dorëzuesve të petiocineve, por nuk e ka marrë parasysh pjesën e urdhëresës ku inspektorati i Ministrisë  kishte kërkuar që nga PZHK-ja të largohet destinimi i tokave për ndërtim të lartë apo të ulët.

“Vendimi i inspektoratit të ministrisë ka konisderu se kena ba shkelje për shkak se s’u kemi kthyer përgjigje secilës peticion veç e veç, dhe nuk është dashur me kategorizu ndërtim të lartë dhe të ulët, mirëpo drejtori  menjëherë ka bërë shkresë minisitrisë dhe i ka dhënë arsyet  pse kena vepru ashtu”  – tha Baftiu.

       Në këtë seancë, prokurori i shtetit Arben Ismajli, me kërkesë të palës së dëmtuar, deponoi në gjykatë propozimin për masë të sigurisë së pasurisë që është rrjedhojë e veprës penale, ku kërkohet që ndërtimi në rrugën “Astrit Bytyqi” të pezullohet deri në përfundimin e këtij procesi. Kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi e pranoi dokumentin për shqyrtim të mëtutjeshëm përmbajtësor dhe vendimarrje nga ana e Gjykatës Komunale të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending