Connect with us

Ferizaj

Kolegji “Mehmet Akif” ndan 80 bursa për nxënës nga mbarë Kosova

Published

on

Në hapësirat e kolegjit “Mehmet Akif”, sot janë ndarë 80 bursa për finalistët e olimpiadës të Gjuhës Angleze dhe Kimisë, të cilët një javë më parë i’u nënshturan garës në këto lëndë.
Drejtori i këtij kolegji Nazmi Ulus, tha se nga ky kolegj kanë dalur nxënës të cilët tani po vazhdojnë shkollimin nëpër institucione më prestigjioze të botës, dhe një e ardhme e tillë do ti pret edhe gjeneratat e tjera që vijnë në “Mehmet Akif”.

“Këto gara i organizojmë me qëllim që tua mundësojmë suksesin gjeneratave të reja të Kosovës, dhe për këtë arsye sot në këtë sallë unë shoh të ardhmen e Kosovës. Tani po shoh, inxhinjerë, doktorë, avokatë të Kosovës. Të diplomuarit nga kolegjet tona tani janë duke kryer doktoratura në institucione shumë prestioze. Unë shpresoj se një jetë plotë suksese është duke ju pritur. Sot unë kam nderin që tua hap dyert drejt një të ardhme të ndritur nëpërmjet studimit të këtij kolegji më të sukseshëm në Ballkan” tha drejtori Ulus.

Fehmi Krasniqi, nga Ministria e Arsimit, tha se nga ky institucion arsimor, janë shkolluar fëmijë të udhëheqësve të vendit.

“Suksesi i kësaj qendre është shumë evident, për arsye se këtë shkollë e kanë kryer të gjtihë fëmijët e udhëheqëve tanë, dhe nxënësit të cilët e kanë kryer shkollimin këtu janë duke studiuar në vende të ndryshme të botës, prandaj e kam lehtë të flas për këtë shkollë”, – tha Krasniqi.

Andolena Veseli  nga Gjilani, ishta është njëra ndër nxënësit që fituan bursë 100%, nga ky kolegj.

“Tani që e kam fitu bursën është një privilegj shumë i madh, në  njërën anë më është shpërblyer mundi që kam bërë, unë kam ndëgju për kolegjin Mehmet Akif, dhe po ndjehem e priveligjuar që do të jem pjesë e këtij kolegji”,- tha bursistja e re Veseli.

Bursat e ndara sot nga kolegji “Mehmet Akif”, u jepin mundësi nxënësve fitues shkollim 3 vjeçar në këtë shkollë prestigjioze private.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending