Connect with us

Ferizaj

Auditori 2018: 246 punëtorë komunalë me kontratë “në vepër”

Published

on

Drejtoresha e Administratës komunale në Ferizaj, Aurora Ramadani, në një konferencë me gazetarë ka njoftuar publikun se procesi i zgjedhjeve nëpër fshatra dhe zona urbane të këtij qyteti tashmë ka përfunduar. Sipas saj, ky proces zgjedhor i realizuar në bazë të rregullores për bashkëpunimin e komunes me fshatra, vendbanime dhe zona urbane, konisderohet si njëri nga sukseset më të mëdha të punës së kësaj drejtorie. Ramadani tha se me këto zgjedhje përfundimisht komuna e Ferizajt ka zgjidhur problemin e komunikimit mes pushtetit dhe qytetarit.

“Në bazë të rregullores pritet që këta kryetar të fshatrave fillimisht duhet ta zgjedhin këshillin e fshatit dhe në bazë të një udhëzimi administrativ i cili ka hyrë në fuqi me 28 qershor -parashihet që këta kryetar të mbajnë 6 mbledhje obligative gjatë tërë vitit me komunën, ku do të raportojnë si dhe për të gjitha kërkesat që kanë banorët e fshatrave apo lagjeve që i përfaqësojnë”, – tha Ramadani. 

Në pyetjen se ka arritur numri i punëtorëve në këtë administratë të angazhuar me kontratë në vepër, Aurora Ramadani tha se kjo kategori punëtorësh nuk është nën ombrellën e kompetencave të kësaj drejtorie. 

“Aty ku është paraparë që ka nevojë për kuadër besoj aty janë angazhuar edhe këta punëtorë. Megjithatë drejtoria e financave do të ishte ndoshta drejtoria me kompetente për të dhënë një përgjigje me të saktë, pasiqë në fund të fundit pritet që së shpejti të publikohet edhe raporti i auditorit të përgjithshëm.  Në fakt edhe zyra e personelit praktikisht nuk bie me drejtorinë e administratës, fatkeqësisht, jo si është paraparë me organogram. Mund te theksoj këtu edhe sa i përket çështjes së organogramit, përderisa kemi arritë me finalizu një draft të organogramit , pritet edhe nje ndryshim i tij dhe besoj më pas do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjeve në bazë të kompetencave që do të kanë drejtoritë veç e veç. Thjesht, unë nuk e di numrin e punëtorëve me kontrata në vepër”, tha Aurora Ramadani. 

Ndryshe, sipas raportit te auditorit të publikuar sot, del se në vitin 2018 komuna e Ferizajt kishte angazhuar 246 punetorë me kontratë në vepër, për të cilët janë shpenzuar mbi 290 mijë euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt pezullon 20 patentë shoferë brenda një jave

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 07-13.07.2025, janë shqiptuar 1,681 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 40 aksidente, nga të cilat 22 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 29 persona kurse 18 aksidente ishin vetëm me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt bëri të ditur do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet  derisa ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Zbulohen pesë emigrantë në një kamion në Terminalin Doganor në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjetur 5 emigrantë të paligjshëm  në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj. 

Sipas policisë, tre nga emigrantët  e zbuluar janë të moshës 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç.

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, në një rimorkio të një kamioni me targa vendore, sipas zyrtarëve doganorë, dyshohej se ndodheshin disa emigrantë të paligjshëm.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendngjarje kanë dalë njësitë reaguese dhe Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj. Pas hapjes së bllokadave të rimorkios, janë hasur pesë emigrantë: tre prej tyre 17 vjeç, një 18 vjeç dhe një 28 vjeç, të cilët nuk posedonin dokumentacion identifikues.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia për migrim, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë në trajtim të mëtejshëm të dyshuarit, si dhe drejtuesin e kamionit, shtetasin kosovar B.B., 38 vjeç.” thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Trending