Connect with us

Ferizaj

Grainca dorëzon padinë, Basha ia përmend grilat

Published

on

Zëvendësministrat nga Ferizaj tashmë në detyrë, siç duke kanë zgjedhur rrugën e padive civile për tu ballafaquar, siç thonë ata me shpifjet që po u bëhen atyre nga publicistët e gazetarët vendas.
Derisa të premten që shkoi ishte zv. Ministër Xhavit Zariqi, ai i cili ngriti padi ndaj gazetarit Faton Mehmeti, sot është zv. ministri Mustafë Grainca, i cili dorëzoi një padi në Gjykatën e Ferizajt kundër analistit Dimal Basha.
 Grainca po akuzon Bashën se para disa ditëve e ka atakuar emrin e tij si afarist në një portal vendor duke e quajtuar kriminel dhe shkatërrues të qytetit, siç thotë ai, me qëllim të denigrimit të personalitetit të tij.

Unë veç sa e dorëzova një padi për fyerje dhe shpifje ndaj meje nga një publicist, si i paditur në këtë rast, i cili në një shkrim editorial të botuar në një portal të mirënjohur, shkruan për mua duke mos pasur fare fakte reale. Në atë shkrim por vetëm mbi bazën e shipfjeve dhe fyerjeve ndaj meje për të denigruar personalitetin tim, qoftë në jetën politike por për të më dëmtuar edhe në jetën afariste, ku unë jam bashkëpronar në kompaninë “IDEA Invest” , ku zhvilloj një veprimtari legale dhe të regjistruar, dhe në shkrimet e tij që ai ka botuar kryekëput përdor shipifje dhe kjo është e qëllimshme për të më dëmtuar në këto dy fusha. Por besoj  se janë faktet se personi i paditur pa fakte ka shpifur ndaj meje dhe Gjykata do të vërtetojë se në çfarë fakte është bazuar ai person në shkrimet e tij” tha Grainca.

Mustafa tha se padia e tij nuk nënkupton ndalimin e fjalës së lirë, por një mësim se fjala e lirë duhet të përmbajë fakte.

Ne kemi faktet tona, dhe besoj se Gjykata do të thotë fjalën e fundit dhe nga kjo fjalë e fundit unë besoj se do të pasurohet shprehja e lirë e të shkruarit, pasi nuk mund të quhet mendim i lirë i të shkruarit  për të goditur aq rëndë personalitetet qoftë të jetës politike, por qoftë edhe biznismenët që punësojnë, veprojnë legalisht duke ofruar të mira qoftë për vete por edhe për qytetarët e këtij vendi” – tha Grainca.

Në anën tjetër, analisti Dimal Basha, në kundërpërgjigjen e tij thotë se ka fakte të bollshme për të faktuar dëmin që e ka shkaktuar  Grainca gjatë ndërtimit të objektit në “Lagjen e re”. Madje Basha shprehet se janë dëmtuar rrugët dhe jo imazhi i zëvendësministrit, pasiqë, sipas tij, pozita e një zëvendësministri është vetëm një rehatim klientelist.

 “Ka të drejtë me ba akuzë kundër të tjerëve, por unë më shumë e shoh me kqyrë me na tutë neve për shkak të reagimeve si qytetarë që i bëjmë.  Unë jam vetëm një prind i dy fëmijëve ku jetoj në një zone,  ku zv.ministri Grainca, për shkak të ndërtimeve aty, është shkatërruar komplet lagjja. Është ofendim me qenë zv.Ministër pasi ato pare i marrin prej neve.  Nëse ai mendon se është nënçmim me dalë kundër betonimit dhe shkatërrimit të rrugëve që i kanë bërë, mendoj se është nënçmim i qytetarëve që nuk po mundemi me u ngi frymë prej zallit dhe pluhurit.  Në zonën ku jetoj janë 250 fëmijë që nuk guxojnë me dalë jashtë për shkak të kritereve 0 që bëjnë.  Dhe këta e kanë guximin me dalë me na paditë neve pse ankohemi. Jane tu na pa neve si valutë, i shkatërron rrugët, pastaj e ka kryetarin, dhe me paret  tona shkon i shtron qato rrugë që i shkatërrojnë këta”, u përgjigj Basha.

 Basha thotë se ai është i gatshëm të përballet, edhepse një padi e tillë, atij i duket cinike. 

“Unë i kam publiku në rrjete sociale, ka qenë asfalti i shtruar, kanë ardhur këta, e kanë shkatërruar atë asphalt. Me ligjin e rrugës, policia është dashtë me e dënu atë dhe është i obliguar me kthy në gjendjen e mëparshme, ndërsa për ligjin e zhurmës jo me punu para orës 7, ndërsa këta kanë punu edhe të dielave.  Këtij vendi duhet me u tutë kriminelat e jo qytetarët, në një sistem të drejtësisë normal ky ka qenë dashtë me pritë në rend  tu prit me pagu denime jo me paditë qytetarë. Në një vend normal kriminelët do të duhej të ishin pas grilave e jo duke ngritë padi ndaj qytetarëve“, deklaroi Basha në fund të konferencës së thirrur enkas për t’iu përgjigjur padisë nga Grainca.

     Këmbimi i kritikave ndërmjet gazetarit Basha dhe Zv. Ministrit Grainca, të cilën sot ky i fundit e shndërroi në padi, filloi me publikimin e ankesës së gazetarit për dëmtimin e asfaltit dhe pengimin e qarkullimit të automjeteve dhe kalimtarëve nga ndërtimet e larta në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, që përndryshe gjendet në zonën e ndërtimit të ulët, sipas planeve rregullative në fuqi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë

Published

on

Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.

Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.

Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.

Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.

Continue Reading

Ferizaj

Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.  

Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.

“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.

Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.

Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.

Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.

Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë  ndërtuese.

Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.

Continue Reading

Ferizaj

Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike

Published

on

KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).

Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.

Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.

KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.

Foto – Ilustrim

#

Continue Reading

Trending