Connect with us

Ferizaj

Komuna e Ferizajt fsheh dokumentet publike, angazhohet Avokati i Popullit

Published

on

U bënë gati tre muaj që është duke pritur një përgjigje nga Komuna e Ferizajt për  ta lejuar të ketë qasje në dokumente publike, që është e drejtë  e garantuar me ligj, por meqë ky institucion ka mbyllur derën në këtë aspekt,  sot drejtori i Televizionit Tema, Visar Hoti, kërkesen e tij për qasje në dokumente publike, u detyrua ta adresojë tek Avokati i Popullit në Ferizaj. Hoti thotë se kjo administratë shpesh thirret se është e hapur dhe transparente, por mospërgjigjja për lejim në qasje në dokumente publike tregon se komuna është e mbyllur, dhe se është një  sinjal se brenda saj po fshihen dokumente të cilat janë në interes të publikut.

“Si përfaqësues i institucionit TV Tema, kam bërë kërkesë më 6 maj, kërkesë për qasje në dokumente zyrtare për Komunën e Ferizaj në disa fusha të dokumenteve që kanë të bëjnë me disa leje ndërtimore, faturat dhe kontratat e shërbimeve mediale, me disa lëndë të prokurimit, dhe prej asaj kohe që e kemi deponuar kërkesën,  nuk kemi marrë përgjigjje as pozitive as negative nga komuna, pra sipas ligjit nuk na u është lejuar qasja në këto dokumente, edhepse sipas nesh janë të natyrës së hapur, nuk ka kufizime për qasje në to për cilindo qytetar. Sot jemi detyruar pas shumë kërkesave të njëpasnjëshme dhe komunikimeve që të na  lejohet qasja dhe i kemi paralajmëruar se do të bëjmë ankesën tek avokati i popullit. Tani presim nga institucionet e tjera të shtetit që të vihen në zbatim të ligjit dhe ta kryejnë këtë detyrë që e parasheh ligji për qasje në dokumente zyrtare, pra që ta detyrojë komunën e Ferzajt që të na lejojë qasje në dokumente publike të cilat i kemi kërkuar për të analizuar punën, transparencën e Komunës, projektet e tyre. Nuk kam  besuar se do të vie dita që kjo administratë do të na i mbyllë dyert për qasje në dokumente zyrtare, megjithë ato zhurma dhe premtime për transparencë.  Kjo nuk po ndodh, dhe është një sinjal i keq për qytetin e Ferizajt, shoqërinë civile, për llogaridhënjen e komunës. Por ne do ta çojmë deri në fund këtë qasje, dhe do të shohim se çka po fshihet pas kësaj fshehjeje të dokumenteve, pra nëse nuk na u lejohet qasja atëherë dicka po fshihet. Ne kemi kërkuar lejen për projektin “Bashkimi i Qytetit”, kemi kërkuar lejen për disa objekte që mendojmë  se nuk janë në pajtim me normat teknike, kemi kërkuar qasje për disa prokurorime që mendojmë se nuk janë në rregull, kemi kërkuar qasje në fatura dhe kontrata që besojmë se nuk kanë shkuar sipas procedurave ligjore, kjo ndoshta mund të jetë arsyeja pse është vonuar ky proces”, – tha Hoti.

Në anën tjetër,  Albion Sherifi, zyrtar për qasje në dokumente publike, menjëherë pas ankesës së kërkuesit të dokumenteve tek Avokati i Popullit, deklaroi se komuna nuk po fsheh asgjë, por se tek sot i kanë kthyer përgjigje palës, ndërsa vonesa është bërë pasi është ndërruar zyrtari në këtë departament dhe se kërkesa e Hotit ka qenë voluminoze.

 “Është një nguti e panevojshme që t’i drejtohet zyrës së avokatit të popullit kur ne gjatë bisedave tona që kemi pas në cilësi zyrtare kemi njoftuar parashtruesin e kësaj kërkese që do të marrë përgjigjje në kërkesën e tij që ka qenë jashtëzakonisht shumë voluminoze për organet e administratës komunale, është një kërkesë e datës 6 maj një periudhë e gjatë kohore, që nuk ka marr përgjigjjen e duhur, por kemi zhvilluar biseda me parashtruesin e kërkesës që të merr rrugën përfundimtare kjo kërkesë, dhe tjetra është se në periudhën kur është bërë kërkesa dhe janë kaluar të gjitha afatet ligjore unë nuk kam qënë zyrtar për qasje në dokumente publike, dhe para ca ditësh është bërë një komunikim mes meje dhe parashtruesit të kërkesës që është nënkuptuar si kërkesë për rishqyrtmin e kërkesës për të cilin në afatin ligjor është dhënë përgjigjja . Më lejoni të jap lajmin se është lejuar qasja, është aprovuar pjesërisht qasja  në këto dokumente të kërkuara, Komuna e Ferizajt nuk ka asgjë çfarë të fsheh dhe të bllokojë para kujdo dhe jo para një Televizioni lokal, por është një kërkesë e zgjerurar dhe voluminoze e cila arsyeton vonesën në kthimin e përgjigjjes, pasi janë kërkuar qindra dokumente të administratës komunale, dhe për fat të keq nuk janë shfrytëzuar kanalet tjera si web faqja e komunës ku një pjesë e këtyre dokumenteve janë të publikuara, pa në parim shumë zhurmë për asgjë që po ndiqet nga parashturesi i kësaj kërkese.” – tha Sherifi

Mirëpo pas analizës së kërkesës se parashtruar nga TV Tema, u pa se ne web faqen e komunës mungon leja ndërtimore e projektit “Bashkimi i Qytetit” dhe shumica nga lejet e tjera të objekteve që jane pjesë e kësaj kërkese. Sipas zyres së avokatit të popullit, refuzimi i qasjes nga ana e Komunës së Ferizajt në afatin ligjor do te adresohet nga institucionet relevante në mënyrë ekspeditive.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending