Connect with us

Ferizaj

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj ish-drejtorit Faik Grainca

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt, sot ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj ish- drejtorit të Urbanizmit Faik Grainca, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar me rastin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal, ku bashkë me Graincën akuzohen edhe dy persona të tjerë të rrugës “Astrit Bytyqi” të Ferizajt për të cilët dyshohet se ishin të involvuar në falsifikim të peticionit të nënshkrimeve të banorëve.

 Në seancën e sotme, në cilësinë e dëshmitarit ishte i ftuar Faruk Lipovica banor i rrugës “Sterio Spasse”, e cila gjendet pranë rrugës “Astrit Bytyqi” në Ferizaj.  Pala e dëmtuar,  Imri dhe Bekim Haliti, dyshojnë se ai ishte mbledhës i nënshkrimeve, por që Lipovica e mohon këtë, duke thënë se ai vetëm e kishte udhëzuar Arben Kurteshin, dorëzuesin e peticionit, se si përgatitet një peticion.

Unë jam nënshkrues i peticionit , por jo edhe dorëzues”, tha Lipovica.

“A keni mbledh ju nënshkrime në rrugën “Astrit Bytyqi”?, pyet Imri Haliti.

“Asnjë nënshkrim nuk e kam mbledh, unë personalisht jo, unë nuk kam shku nëpër shtëpi me u kërku nënshkrime“, tha Lipovica.

“Tekstin e këtij peticioni  a e keni formuluar ju”?, pyet Haliti.

“Unë gojarisht Arbenit i kam tregu qysh bëhet, unë nuk e kam bë, Arbeni më ka pyet, e kam komshi, edhe më ka pyet se si bëhet një peticion, unë gojarisht i kam tregu kështu bëhet edhe  më vonë si e ka bë nuk e di”, u përgjigj Lipovica.

Imri Haliti, pyeti Lipovicën nëse i kishte  thënë Fidan Imerit, vëllaut të gruas së tij, që të mbledh nënshkrime.

“A është e vërtet  se Fidan Imerit ia keni dorëzuar peticionin me fleta blanko që të del dhe të mbledh nënshkrime sa më shumë“?, pyeti Haliti.

“Nuk më kujtohet, ka kaluar kohë e gjatë“, u përgjigj Lipovica.

Por, para trupit gjykues, Fidan Imeri, mik i Lipovicës, jep një version tjetër . Imeri, i cili dëshmoi pas Lipovicës, e pranon se kishte mbledhur disa nënshkrime të familjarëve të tij pro ndërtimit të lartë dhe formularin e këtij peticioni thotë se mori nga Lipovica.

“A të kujtohet kush ta ka dorzëu për me mbledh“?, pyeti Haliti.

Veç na kanë thënë për zonën e tetë, e kam marrë nga Faruki, më ka thënë për zonën e tetë dhe e kam dorëzu te Farku, nuk kam të bëj asgjë tjetër veç kam dashur për ndërtim të shtëpisë sime“, tha Imeri.

Seanca e radhës gjyqësore ndaj ish-drejtorit Grainca, u caktua të mbahet më 5 nëntor.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohen dy persona në Ferizaj për sulm dhe therje me thikë

Published

on

Dy persona janë arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë një burrë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në mesditën e së martës.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajrje derisa rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor.

Ferizaj 23.06.2026 – 12:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të Prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi dorëzon në polici portofolin e gjetur me dokumente dhe 160 €

Published

on

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 €  të cilat i ka dorëzuar në polici. Portofoli ishte gjetur të enjten (18.06.2026), rreth orës 18:00.

Më pas në stacion është paraqitur edhe pronari i portofolit, të cilit i janë kthyer dokumentet dhe paratë.

“Më 18.06.2026, rreth orës 18:00, qytetari F.Abazi (34 vjeç), nga Ferizaji, ka treguar një shembull të lartë të ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke gjetur një portofol me dokumente personale dhe 160 euro në rrugën “Gjergj Fishta” në Ferizaj.

Menjëherë pas gjetjes, ai e ka dorëzuar portofolin në stacionin policor në Ferizaj.

Më pas, në stacionin policor është paraqitur qytetari E.A. (24 vjeç) nga Shtimja, i cili kishte humbur portofolin. Pas verifikimeve të kryera nga zyrtarët policorë, pronarit të ligjshëm i janë kthyer portofoli, dokumentet personale dhe shuma prej 160 eurosh”, ka njoftuar Policia e Kosovës në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Sekuestrohen 60 kg marihuanë dhe arrestohen katër të dyshuar

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona pasi zbuloi dhe sekuestroi rreth 60 kilogramë substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Kjo sasi e narkotikëve u sekuestrua pas një aksioni në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Babush të Ferizajt.

Aksioni i policisë u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Të arrestuarve, një (1) shtetas i Republikës së Kosovës, dy (2) shtetas të Republikës së Serbisë dhe një (1) shtetas i Republikës së Shqipërisë, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar edhe dy (2) vetura, dhe një (1) kamion.

Continue Reading

Trending