Connect with us

Ferizaj

Kandidatët më të votuar për deputetë nga Ferizaj

Published

on

Nga numërimi i deritanishëm i votave të kandidatëve për deputetë nga komuna e Ferizajt, del se Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 8 mijë vota, pas tij radhitet Hekuran Murati me 7 mijë vota,  Haki Abazi me mbi 5 mijë,  Dimal Basha me 5 mijë e 500, Enver Haliti afër 2 mijë e 800 dhe Shqipe Metaj-Isufi me 2 mijë e 500 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare për komunën  e Ferizajt, prin Elmi Reçica me 7 mijë e 972 vota, pas tij Gazmend Bytyçi me 6 mijë 482 vota,  Bajrush Xhemajli me 5 mijë e 608 vota,  Mexhide Mjaku-Topalli me 3 mijë e 312 vota dhe  Mustafa Grainca me 2 mijë e 867 vota, i cili pas këtij rezultati dha dorëheqje nga strukturat e partisë.

Kurse, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Muharrem Svarqa ka marrë  4 mijë e 500 vota, përafërsisht njëjtë me Adem Salihajn, Dardan Bibajn dhe Saranda Musliun.

 “Ne sillemi diku 4 mijë e 500 vota, të tjerët diku 4 mijë, afërsisht ka vota të njëjta dhe kjo tregon që ne kemi punuar në mënyrë të barabartë të gjithë për një dhe një për të gjithë, nuk kemi pasur ndonjë distancë me përjashtim që unë kam pak më shumë vota se të tjerët diku rrreth 4 mijë e 500 pa u numëruar akoma 7 vendvotime, besoj që votat edhe nga jashtë Ferizajt që do të publikohen do ta nxjerrin ndonjërin përfaqësim. Sa i takon përfaqësimeve mendoj se kandidatë  më potencial për të qenë  në Kuvendin e Kosovës jemi unë, Adem Salihaj, Saranda Musliu dhe Dardan Bibaj”, tha Svarqa.

Svarqa, thotë se LDK e ruajti votën që e kishte në zgjedhjet e 2017-tës, por nuk e koncentroi edhe tek kandiatët ferizajas.

“Të gjithë kanë marrë vota, Ferizaj  nuk ka arritë që ta koncentroj votën në Ferizaj për shkak edhe të numrit të madh të kandidatëve, pasi si asnjëherë më parë LDK-ja ka pasur 7 kandidatë të nominuar nga dega e Ferizajt, qëllimi ynë ka qenë që të rritet vota e partisë me kushtin edhe të rrezikimit të fitores individuale të kandidatëve të partisë, sepse ne kemi vënë interesat e partisë mbi interesin personal dhe mendoj se kjo ka rezultuar që ne te kemi një mobilizim të munguar në këto dy vitet e fundit“, tha Svarqa.

Kurse sa i përket koalicionit AAK-PSD në këto zgjedhje, kandidati për deputet Xhavit Zariqi mori 2 mijë e 100 vota, ndërsa Labinot Tahiri ka arritur të marrë vetëm 1 mijë e 209 vota në Ferizaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending