Connect with us

Ferizaj

Edhe në Ferizaj nis nënshkrimi i peticionit kundër hidrocentraleve

Published

on

Me moton “Uji në gypa-milionat në xhepa”, një grup i organizatave joqeveritare në Kosovë, kanë ndërmarrë një iniciativë për nënshkrimin e një peticioni qytetar në mbrojtje të ambientit në Kosovë në kohën kur në disa lumenj parashihet ndërtimi i hidrocentraleve.

Kështu, edhe në qytetin e Ferizajt ka nisur nënshkrimi i këtij peticioni, përmes së cilit do të kërkohet që të ndalohet degradimi i ambientit. Shpend Mustafa nga organizata INPO, tha se pasi të mbledhen nënshkrimet, këtë peticion do t’ia dërgojnë qeverisë dhe të gjithave insitutcioneve që janë përgjegjëse për këtë çështje.

“Kemi filluar me një peticion i cili është për të ndaluar degradimin e mëtutjeshëm të ambientit nga ndërtimi i hidrocentraleve të cilat po dëmtojnë ambientin dhe janë pa ndonjë dokument ligjor.  Këto janë duke dëmtuar tej mase faunën tonë, parqet tona dhe janë duke punuar pa standarde“, tha Mustafa.

Ndërsa, qytetarët e interesuar të nënshkruanin këtë peticion, thanë se përmes nënshkrimeve të tyre tentojnë të ndalojnë degradimin e resurseve ujore në Kosovë.

“Është mungesë  e ujit, e kanë degraduar vendet prandaj edhe nënshkrujta, është mirë me ngrit zërin për me u ndalu këto”, tha Bajram Salihu.

“Duhet të ketë ndryshime që mos të jepen pa leje, duhet të analizohen që mos të kenë pasoja afatgjate, e para është ambienti, popullsia, pastaj tjerat“, tha një tjetër qytetar.

Stenda për nënshkrimin e këtij peticioni në Ferizaj do të qëndroj 1 muaj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending