Connect with us

Ferizaj

Diskutohet për bashkëpunimin e USHAF-it me bizneset

Published

on

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në partneritet me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, sot kanë organizuar konferencën “Bashkëpunimi universitet-industri në inovacion”.

Kjo konferencë ndërkombëtare që u mbajt në hapësirat e Univeristetit të Ferizajt, u tha se synon të paraqes boshllëqet ekzistuese dhe masat e nevojshme për forcimin e bashkëpunimit midis universiteteve dhe industrisë në Kosovë.

 Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktari, derisa tregoi rrugëtimin e Universitetit të Ferizajt  kërkoi nga institucionet shtetërore që këtë universitet ta trajtojnë si një aset të veçantë.

“Sigurisht kemi edhe boshllëqe, sigurisht që ndërtimi i partneritetit me industrinë nuk është ai të cilin ne e dëshirojmë, ne dëshirojmë që partneriteti të rritet edhe më shumë, partneriteti të rritet edhe me qeverinë. Ne si Universitet i Shkencave të Aplikuara të klasifikohemi dhe të trajtohemi siç trajtohen universitetet  e shkencave të aplikuara në Austri që kanë ligj ose nene të veçanta të ligjit për formën e organizimit të mësimdhënies e mësimnxënies“, tha Bajraktari.

Kurse, udhëheqësi i Agjencionit Austriak për Zhvillim, Gunther Zimmer, tha se ky agjencion do të vazhdoj të ndihmoj këtë universitet, duke përmendur  edhe projektin ”Alled 2” që, sipas tij, ka për qëllim përforcimin e ndërlidhjes në mes inovacionit dhe sektorit të afarizmit.

“Bashkëpunimi në mes Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj me Universitetin e Salzburgut ka qenë i dobishëm për të dyja palët  sidomos për  Universitetin e Ferizajt aq sa tani jemi të gatshëm edhe për jashtë vendit. Nga studimi i zhvilluar për vitin 2019 shihet qartë ndikimi i këtij bashkëpunimi trepalësh në mes universitetit, bizneseve dhe shoqërisë civile. Studentët me idetë dhe punën e tyre jo vetëm që i plotësojnë kërkesat e biznesit për punëtorë të rinj, por me zhvillimin e ideve dhe proceseve bashkëkohore ndikojnë në krijimin e vendeve të reja të punës brenda ndërmarrjeve të cilat deri tani nuk i kanë pasur ato si pozicione të punës. Nga ana tjetër, bizneset përfitojnë nga idetë e reja të studentëve, qoftë për organizimin e brendshëm të ndërmarrjes, qoftë edhe për produktet apo shërbimet e reja te cilat më pas implementohen si produkte vetanake të ndërmarrjeve”, tha Zimmer.

Përfaqësuesi i projektit ”HERAS”, Aqim Emurli, tha se bashkëpunimi me këtë universitet nuk do të ndalet.

“Është kënaqësi me qenë këtu me ju. Ështe kënaqësi të përkrah një iniciativë të tillë dhe unë mendoj se ky lloj bashkëpunimi në mes nesh nuk do të jetë aktiviteti i fundit. Ne kemi synim të vazhdojmë me projekte dhe këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen”, tha Emurli.

Kurse, udhëheqës të ekzekutivit ferizajas, thanë se Ferizaj ndjehet i  plotësuar  që ka Universitetin e Shkencave të Aplikuara.

“Biznesi gjen dhe qan rrugët e veta, ne si institucione publike duhet të krijojmë kuadro në harmoni me kërkesën dhe ofertën e tregut. Ky universitet po e bënë punën e vet më së miri, ashtu siç i takon dhe Ferizaj tashmë ndihet një qytet i plotësur me këtë universitet“, tha Naim Ferati, nënkryetar i Ferizajt.

Në këtë konferencë ndërkombëtare u tha se një arritje e madhe e këtij universiteti është rritja e numrit të studentëve dhe programeve të studimit. Nga 112 studentë që kishte në vitin 2006, tani ky universitet ka  mbi 2000 studentë që ndjekin studimet në 9 programe.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje

Published

on

Policia ka arrestuar një të mitur në Ferizaj për vrasje në tentativë.

I dyshuari pas një mosmarrëveshjeje kishte therur një person tjetër.

Viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kurse i i mituri i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Continue Reading

Trending