Connect with us

Ferizaj

Promovohet libri “Turizmi Ndërkombëtar” i autorit Hysen Sogojeva

Published

on

Në hapësirat e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj është promovuar libri “Turizmi Ndërkombëtar”, i autorit Hysen Sogojeva, për të cilin u tha se është ndër librat e paktë shqip që trajton fushën e turizmit.

“Njeriu nuk është vetëm me marrë një titull, prandaj neve na mbetet që të punojmë. Libri është i ndarë në tre kapituj dhe secila pjesë ka 6-7 kapituj, unë po u bëj apel që secili kapitull mund të jetë studim në vete se ndryshe nuk mundemi me ecë në shkencë nëse flejmë”, tha Sogojeva.

Rektori i Universitetit  të Ferizajt Agron Bajraktari, tha se ky libër padyshim që do t’iu ndihmoj shumë studentëve e profesorëve në profilin e turizimit, por edhe të gjithë atyre që merren me fushën e turizmit.

“Ardhja e këtij libri e para  e fushës së tillë në Kosovë shpresoj se do t’i jap një zhvillim shumë të madh. Unë përgëzoj profesorin Hysen dhe të gjithë ata që kontribuan që të kemi në dorë një libër kaq me vlera për fushën e turizmit dhe një libër shumë i rëndëishsëm për studentët”, tha Bajraktari.

 Recensentët e librit, thanë se studentët duhet t’i kuptojnë më mirë përfitimet që sjell turizimi dhe është pikërisht  ky libër që do t’iu ndihmoj atyre të njohin më gjerësisht këtë fushë.

“Sfida e anëtarësimit të Kosovës në Oranizatën Botërore të Turizmit është njëri nga premisat që libri i autorit përshkruan përparësitë  dhe përfitimet që mund t’i kemi në zhvillimin dhe promovimin e turizimit të Koosvës në arenën ndërkombëtare. Ky libër mund të përdoret si literaturë shkencore për studentë, profesorë dhe punonjës të institucioneve qëndrore dhe lokale që kanë qëllim turizmin”, tha Sokol Krasniqi.

Turizmi është një instrument shumë efikas për interesin e qytetarëve siç janë rritja e të ardhurave, rritja e punësimit e shumë të tjera, prandaj libri me titullin ”Turizmi Ndërkombëtar”  së pari ka qëllim  të jap një kornizë të përgjithshme për turizimin, më pastaj në brendësi shpjegohet në mënyrë të detajuar e gjithë rëndësia e turizmit”, tha Aremend Pushkule.

Në këtë promovim të librit ishte edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, i cili tha se ky libër do të jetë një thesar për studentë e profesorë.

Sa herë promovojmë libra është edhe një fitore e fituar e dritës kundër errësirës. Profesori duke udhëtuar shkollë më shkollë po e paraqet figurën e denjë të një pedagogu. Ky libër nuk vlen vetëm për gjeneratat tani, por do të jetë një libër thesar edhe për gjeneratat pas nesh“, tha Jashari.

 Edhe studentët e mirëpritën këtë libër.

“Ky libër mund të shërbej jo vetëm si tekst universitar, por edhe si udhëzues praktik për biznese e kompani të kësaj lëmie”, tha një studente.

Autori Sogojeva është udhëheqës i divizionit të hotelerisë dhe standardeve turistike pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe është njëri prej hartuesve të Strategjisë Kombëtare të Turizimit në disa komuna të Kosovës. Sogojeva është edhe profesor në Universitetin e Shekncave të Aplikuara në Ferizaj. Ai është autor edhe i librit “Ujëvara e Mirushës” dhe i disa studimeve dhe artikujve në revista të huaja.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Ferizaj

Devijime minimale të rezultatit nga rinumërimi i mbi 53% të votave në Ferizaj

Published

on

Nga rezultatet e përditësuara të KQZ-së për rinumërimin e votave në Ferizaj, deri në orën 12:00, kur janë rinumëruar rreth 53% të të gjitha votave për kandidatë për deputetë, vërehet një numër shumë i vogël i devijimit nga rezultatet preliminare.

Diferencat e gjetura të votave janë përgjithësisht në marzhën e gabimeve teknike, pasi që deri tani dallimi i votave individuale në shumicën e rasteve është një shifror me disa përjashtime, ku dallimi është mes 30 dhe 40 vota.

Mospërputhjet më të mëdha, deri tani janë tek disa kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, si tek rasti i Hekuran Muratit të cilit i shtohen +37 vota, Hajrulla Çekos +22 vota, Valon Ramadanit +19 vota derisa në të njëjtën kohë, Albin Kurtit i hiqen – 39 vota apo Glauk Konjufcës të cilit i hiqen -20 vota.

Tek PDK-ja, kandidatit Rashit Qalaj i shtohen +10 vota, Burim Bajramit +10 vota kurse kandidatit Rrahman Rama i hiqen -16 vota, Bedri Hamzës -8 vota e kështu me radhë.

Tek LDK-ja, Ukë Rugovës i shtohen +13 vota, Hykmete Bajramit +11 vota derisa janë disa kandidatë të cilëve u hiqen nga 2 ose 3 vota.

Sipas ecurisë së deritashme, pritet që rinumërimi i tërësishëm i votave në Ferizaj të përfundojë në orët e pasdites së sotme.

Continue Reading

Trending