Connect with us

Ferizaj

Të rinjtë e Ferizajt ndihmojnë skamnorët

Published

on

Këto pako janë bërë gati për t’iu shpërndarë familjeve nevojtare.  Të gjitha këto janë grumbulluar nga  Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt që kryesohet nga Vanesa Sadriu, e cila tashmë e ka bërë traditë që në festa të gëzoj familjet nevojtare.

Sadriu tha se  bashkë me donatorë e biznese të ndryshme, për këto festa të fundvitit do të ndihmojnë mbi 1 mijë familje nga rajoni i Ferizajt.

“Që tri vite radhazi në prag të festave u ndihmojmë familjeve skamnore në Ferizaj ku tani me përkahjen e donatorëve e bizneseve kemi arritë me deportu edhe jashtë Ferizajt. Për secilin vit që e marrim këtë inciativë rritet numri i familjeve, para 3 viteve kemi pasur 12 familje, kurse tani ky numër është shumë më i madh. Familjet i përzgjedhim në Entin Social, ato verifikohen nga ne dhe më pas marrim të dhëna sa anëtarë janë për t’u ndihmuar“, tha Sadriu.

Ajo tha se përveç produkteve ushqimore, në pako fusin edhe veshëmbathje e artikuj higjenik.

“Duke marrë parasysh që jemi në prag të festave të fundvitit mundohemi pak a shumë me ua mbush sofrat këtyre familjeve që të paktën atë natë mos me ndje mungesën nëpër familjet e tyre. Përveç ushqimeve mundohemi që me u dërgu sa më shumë ushqim, por edhe produkte higjenike që të paktën për disa muaj të mbulohen nevojat e këtyre familjeve”, tha Sadriu.

Kryetarja e Kuvendit të të Rinjve të Ferizajt, tha se gjatë përzgjedhjes së familjeve  kanë parë që shumë nga to jetojnë në gjendje të mjerueshme.

“Gjithë kjo lodhje  e jona që bëhet një muaj rresht shpërblehet kur fillojmë shpërndarjen e këtyre ndihmave. Gjendja  e tyre është e tmerrshme dhe presin vetëm kur shkojmë ne, na presin me padurim. Unë gëzohem që po rriten ndihmat për familjet skamnore, por nuk gëzohem që po rritet numri i familjeve skamnore, por sidoqoftë neve na mbetet me iu ndihmu sa herë të është nevoja”, tha  Sadriu.

Familjet përfituese janë kryesisht nga fshatrat e Ferizajt, Shtimes, Kaçanikut, Vitisë dhe Klinës , ndërsa vlera e një pakoje Sadriu tha se kalon mbi 50 euro.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending