Connect with us

Ferizaj

Muzicientët e ri mbajnë koncert në Ferizaj

Published

on

Të teatrin “Adriana” në Ferizaj është mbajtur koncert festiv organizuar nga kursi i muzikës “Kromatika” në Ferizaj. Ky koncert që zakonisht mbahet në fundvit, për dallim nga vitet e kaluara këtë vit ka pasur edhe pika vokale ku fëmijët kanë kënduar këngë të ndryshme të dëgjuara. Profesor i pianos, Shaban Ratkoceri, tha se ky koncert është më i veçantë për shkak të pjesëmarrjes së solistit Aunor Zeneli, i cili përfaqësoi Kosovën në festivalin “Lions World Song” në Poloni gjatë muajit nëntor.

“Ky nxënës tash së fundi ka realizuar një këngë, ka kompozuar një këngë me të cilën ka marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar në Poloni dhe duhet të ceket se kjo është për herë të parë që Kosova merrë pjesë në një festival të tillë ku marrin pjesë mbi 100 shtete. Ky koncert realizohet për fëmijët që kanë talent në muzikë dhe kanë probleme në të pamurit dhe ky djalë ka arritur që të shkojë deri në gjysëmfinale dhe kjo është një sukses shumë i mirë si për nxënësin po ashtu edhe për mua si kompozitor që e kam përpunuar këngën dhe e kam realizuar dhe jemi shumë të kënaqur që ky nxënës ka arritur të dalë në atë koncert. Jemi munduar që ne si kurs ta bëjmë një organizim ashtu siç duhet që fëmijët të ndahen të gjithë të kënaqur, të ndahen të barabartë, që ata të kënaqen në këtë fundvit, të marrin mirënjohje për angazhimin e tyre, t’u marrin dhuratat për festat e fundvitit”, tha Shaban Ratkoceri.

Ai tha se këto lloj koncerte janë stimulim për muzicientët e ri që të vazhdojnë në të ardhmen në këtë fushë.

“Zakonisht muzicientët ajo që i stimulon më së shumti janë koncertet, programet e ndryshme muzikore që ata organizojnë. Gjithmonë përgatitjet janë me një qëllim që ata të dalin dhe të tregojnë aftësitë e tyre, të tregojnë ushtrimet, meloditë, instrumentalet e tyre që ata i kanë përgatitur për prindërit e tyre ose për këdo qoftë, për audiencën që e kemi aty brenda në sallë. Është e rëndësishme të cekim se këtu kemi nxënës të ndryshëm, nxënës të cilët ndoshta janë me vite në kursin e muzikës “Kromatika”, mirëpo kemi edhe nxënës të cilët kanë ardhur që një muaj ose dy muaj, mirëpo të gjithë pa përjashtime i kemi përgatitur për të dalur në koncert që të gjithë të dalin të kënaqur dhe të gjithë që kanë përgatitur sado pak, një vepër nëse e kanë përgatitur edhe ai të dalë në koncert”,  tha Shaban Ratkoceri.

Sa i përket talentëve të rinj në fushën e artit, Ratkoceri tha se në Kosovë ka mjaft të tillë, por duhet të punohet me ta që të mos anashkalohen talentet e tyre.

“Fatmirësisht në Ferizaj dhe në Kosovë në përgjithësi kemi talentë të shumtë në fushën e muzikës dhe këta talentë duhet që të ndjekin mësimet nëpër shkollat e muzikës, nëpër kurse të ndryshme kulturore që ata të zhvillohen edhe më tej me talentin që e kanë. Çdo talent duhet të punohet dhe të zhvillohet që ai të avancohet në instrument, në vokal apo kudo që të jetë tjetër mirëpo duhet që të merremi me këta talentë  dhe të punojmë me këta talentë që mos të dalin rrugëve por të punojnë, të ushtrojnë gjithmonë të kenë aktivitete të ndryshme dhe muzika është drejtimi më i mirë edhe fusha më e mirë që atyre i bënë mirë direkt në emocionet e tyre, në sjelljen e tyre. Çdo fëmijë që merret me muzikë ai ka një kulturë ndryshe nga të tjerët dhe kjo i ndihmon shumë në zhvillimin e tij më gjatë”, tha Shaban Ratkoceri.

Në këtë koncert kanë marrë pjesë 16 solistë dhe interpret të pianos të moshave të ndryshme me 13 këngë të performuara të cilat janë orkestruar nga Shaban Ratkoceri.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending