Connect with us

Ferizaj

Dëmtimi i kontejnerëve shqetësim për kompaninë ”Pastërtia”

Published

on

Shqetësim i vazhdueshëm mbetet ndotja nga mbeturinat në qytetin e Ferizajt. Përveç mosrespektimit të hedhjes së mbeturinave me kohë dhe në vendet e caktuara, ka raste kur edhe janë dëmtuar kontejnerët nga ndezja e bërllokut. Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastërtia”, Dukagjin Etemi, thotë se kanë bërë shpërndarjen e kontejnerëve në vende të caktuara, por që dëmtimi i tyre akoma mbetet një dukuri shqetësuese. 

“Sa i përket Ferizajt gjatë muajit paraprak kemi marrë 600 kontejnerë familjarë të plastikës  120 litërsh dhe kemi marrë gjatë sezonës së verës një donacion nga GIZ-i, një bashkëpunim i cili ka qenë në mes të komunës dhe GIZ-it, kemi marrë 256 kontejnerë, 1.1 metër kub të madhësisë. Për fat jo të mirë, kontejnerët janë të plastikës dhe 1.1 metër kub dhe ne i kemi furnizuar edhe bizneset edhe ndërtesat kolektive edhe vendet ku ka pasur nevojë të sigurohen kontejnerët, mirëpo në shumicën e rasteve ata janë dëmtuar. Përveç kontejnerëve 1.1 metër kub ne kemi raste që janë dëmtuar edhe ata nëntokësor të cilët janë mjaft të kushtueshëm dhe për të cilën çështje komuna është obliguar që të bëj një procedurë për riparimin e tyre dhe aktualisht është në fazën e fundit të riparimit të kontejnerëve nëntokësor”, tha Dukagjin Etemi.

Ai tha se ka një numër të konsiderueshëm të gjobave që janë shqiptuar si për bizneset ashtu edhe për qytetarë individual.

“Rezultati nuk mund të them që është shumë i mirë edhe pas shqiptimit të gjobave, sepse sidomos një pjesë e bizneseve nuk e ka respektuar orarin e hedhjes së mbeturinave dhe vendin e hedhjes së mbeturinave. Ne kemi vështirësi të jashtëzakonshme me qelq, me shishe, sidomos në pjesën e qytetit ku janë të vendosura kafeteritë apo qoftë edhe këto që shërbejnë ushqim si qebaptore e të tjera të cilat vendosin sasi të mëdha të shisheve. Ne këtë sasi të shisheve duhet ta dërgojmë në deponi dhe çmimi i shisheve në krahasim me mbeturinën komunale është 10 herë më i shtrenjtë që e ngarkon kompaninë jashtë mase me shpenzime shumë të mëdha”,  tha Dukagjin Etemi.

Ai bëri apel tek qytetarët qe të respektojnë orarin hedhjes së mbeturinave.

“Ne kemi kërkuar si kompani që vendosja e shisheve të mos bëhet gjatë ditës, të bëhet ose në mëngjes ose në mbrëmje kur kompania operon në mënyrë që të kemi mundësinë që të dërgojmë një kamion apo një kamionetë extra vetëm për shishe, për qelq, në mënyrë që të kemi mundësinë që së paku shpenzimet t’i kemi pak më të vogla”, tha Etemi.

Etemi tha se kompania “Pastërtia” shpeshëherë ka shërbyer me kapacitete shtesë për qytetarët e Ferizajt, duke ngritur koston e shpenzimeve për këtë ndërmarrje publike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj raportohen katër bankënota të dyshuara nga 500 €

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në një bankë janë dorëzuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara.

Në raportin 24 orës, Policia ka njoftuar se kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm.

“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj –  Raportohet nga banka se kanë pranuar katër bankënota në vlerë nga 500 €, të cilat dyshohet se janë falsifikuara. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar kartëmonedhat e dyshuara për ekzaminime të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.”

Continue Reading

Trending