Connect with us

Ferizaj

PDAK: Përfituesit e druve u zgjodhën mbi baza partiake

Published

on

Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës në Ferizaj, ka akuzuar nënkryetarin e komunës së Ferizajt nga rradhët e komuniteteve, Florim Bajrami, për përzgjedhjen jo të drejtë të familjeve në nevojë që kanë përfituar lëndë djegëse për sezonin e dimrit këtë vit. Sekretari i përgjithshëm i PDAK-së, Asllan Kryeziu, thotë se hartimi i listës së familjeve të zgjedhura është bërë në baza politike. 

 “Nuk kanë përfituar familjet me nevojë, por kanë përfituar njerëzit e afërt të politikës, njerëz të cilët janë të lidhur ngushtë me Partinë e Ashkalinjve për Integrim,  ne kemi kontaktuar edhe me zyrtarët e Zyrës për Komunitete dhe Kthim, regjistrat dhe rekomandimet për përfituesit të cilët kanë shkuar nga ana e zyrtarëve të komunës, në këtë rast zyrtarë të komuniteteve nuk janë marrë parasysh. Lista ka qenë kryesisht e hartuar nga bashkëpartiakët e tyre dhe në këtë rast do të thotë kanë përfituar njerëz jo me meritë dhe për të gjithë këtë ne e akuzojmë nënkryetarin e komunës për komunitete, Florim Bajramin, po ashtu jemi këtu për t’i bërë thirrje edhe Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njëkohësisht edhe kryetarit Aliu që të mbikëqyrë punën e përfaqësuesëve të komuniteteve pasi që ndihma e komunës, programet e komunës për qytetarët kur bëhet fjalë për komunitetet nuk po shkojnë në vendin e duhur”, tha Asllan Kryeziu, sekretar i përgjithshëm.

Ndërsa, nënkryetari i komunës nga radhët e komuniteteve të Ferizajt, Florim Bajrami, i mohon këto akuza.

“Kjo mund të them lirshëm është një shpifje me vetë faktin që ne posedojmë listën që është bërë nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe ata janë marrë me këtë, ne nuk kemi dalë të bëjmë përzgjedhjen nën pozicion të nënkryetarit unë nuk kam dalë asnjëherë, nuk e kemi këtë parim, instuticioni dhe përzgjedhja bëhet nga Drejtoria e Bujqësisë, këto propozime që kemi ende nevojë është e ditur që këto unë si nënkryetar të ngreh këtë çështje, mirëpo nuk e bëj përzgjedhjen dhe qytetari ka të drejtën të bëjë listën në sistemin ligjor që e kemi poshtë në zyrë, me ato janë paraqitur shumica edhe të skamnorëve që janë futur në listë. Domethënë kjo listë është bërë nga Bujqësia dhe është shpërndarë, mirëpo shumica janë reduktuar, sepse në vendin aty ku mbledhen derivatet për lëndë djegëse nuk ka dhe është e pamundshme t’i ndihmojmë ne të gjithë skamnorët apo të gjithë komunitetin ashkalinj apo qofshin edhe komunitete të tjera”, tha Florim Bajrami.

Janë 150 familje sociale nga komuna e Ferizajt që kanë përfituar lëndë djegëse për këtë dimër, në mesin e të cilave janë 25 familje të komuniteteve joshumicë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending