Connect with us

Ferizaj

Drejtoria e Kulturës angazhohet për përzgjedhjen e Artistit të Vitit 2019

Published

on

Për të shënuar festat e fundvitit, Drejtoria e Kulturës në Ferizaj do organizoj një koncert festiv në fund të muajit dhjetor. Përgjegjësi për Kulturë në Ferizaj, Sabri Pajaziti, tha se e veçanta e këtij koncerti është shpallja e artistit të vitit nga arti figurativ, skenik apo muzikor.

“Jemi në proces të vlerësimit të aplikimeve për artistin e vitit që është formuar një komision paraprakisht nga Drejtoria e Kulturës, nga subjektet kulturore ferizajase. Nesër do të përfundojë afati zyrtar për aplikime dhe pas kësaj komisioni do të jetë më intensiv për vlerësimin e aplikimeve dhe natyrisht do të vijmë deri tek emri i fundit që do të shpallet artisti i vitit. Njëkohësisht Drejtoria e Kulturës i respekton dhe i nderon edhe grupet kulturore, subjektet kulturore që kanë pasur bashkëpunim gjatë gjithë vitit 2019, subjektet kulturore, po ashtu edhe individët”, tha Sabri Pajaziti.

Ai, gjithashtu tha se koncerti do të ketë një program të larmishëm, por jo shumë të gjatë.

“Në kuadër të këtij programi që do të jetë shumë konciz, do të jetë një pjesë artistike 10 minutëshe përafërsisht 15 minuta për shkak se nuk do ta ngarkojmë aq shumë sepse fundviti po është i ngarkuar edhe për njerëz të cilët kanë edhe aktivitetet e tyre familjare, prandaj jemi përpjekur që ky program të jetë shumë konciz, nuk do të mbajmë koncerte masive siç kemi mbajtur në vitet paraprake, ky do të jetë një koncert 10-15 minuta, ndërsa pjesa tjetër do të jetë pjesë prezantuese e raportit të vitit, suksesit të artistëve, pjesa e shpalljes së artistit të vitit, mirënjohje për subjektet e grupet kulturore, e të tjera”,  tha Pajaziti.

Koncerti do të mbahet më 28 dhjetor në orën 19:00 në teatrin “Adriana” të Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending