Connect with us

Ferizaj

18 vjeçarja hap biznes në Ferizaj

Published

on

Të nisësh një biznes nuk është aq e thjeshtë, e aspak e lehtë nuk është për të rinjtë. Megjithatë ka edhe nga ata që i tejkalojnë barrierat që paraqiten gjatë krijimit dhe menaxhimit të një biznesi. 18 vjeçarja Leona Jahiri nga Ferizaj, ka hapur biznesin e saj në të cilin ofrohen ushqime tradicionale dhe ëmbëlsira të ndryshme.

 Ajo thotë se qysh në fëmijëri kishte pasion gatimin, duke e vazhduar atë edhe me shkollim.

“Biznesi “Lonki’s Cake” ka filluar para dy viteve, ndërsa unë e kam përfunduar shkollën profesionale në drejtimin  asistente e sigurisë ushqimore dhe dieta dhe kam pasur gjthmonë dëshirë me përgatitë ushqim dhe për herë të parë e kam hapur vetëm një faqe në rrjete sociale me i postu  fotografitë e ushqimeve që i përgatisja unë sa për hobi dhe prej asaj njerëzit kishin  interesim për ato produkte dhe filluan të bëjnë porosi dhe nga aty kemi filluar të punojmë nga shtëpia me pajisje të vogla të shtëpisë dhe klientët filluan t’i pëlqejnë ushqimet dhe pamë që nga shtëpia nuk mjafton  dhe duhet me bë diçka pak më shumë”, tha Jahiri.

 Nga një punëtori familjare, Leona tani ka punësuar 7 punëtorë.

 “Në momentin që doja ta hap nuk dëshiroja të punësoja njerëz që janë më të rritur, por me i inkuadru shokët dhe shoqet e mija dhe u bë ajo që sot krejt punëtorët që janë shoqet e mija që e kanë përfundu të njëjtin drejtim me mua. Unë edhe më herët jam marrë me punë vullnetare dhe gjithmonë kam dashur që kur të bëj punë me bë me të gjitha, kur e hapëm lokalin kemi dashur me bë menjëherë regjistrimin, me i posedu të gjitha certifikatat e sanitarisë, që me qenë një biznes, por edhe një shembull për të tjerët”, tha Jahiri.

Leona e cila studion menaxhment  dhe turizëm, synon që në të ardhmen të zgjeroj biznesin e saj.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending