Connect with us

Ferizaj

Fëmijët e qendrës ”Pema” marrin dhurata për fundvit

Published

on

Fëmijët me nevoja të veçanta në Qendrën e kujdesit ditor “Pema” në Ferizaj, sot u argëtuan me muzikë nga këngëtarët  Olta dhe Olsa Miftari. Përpos argëtimit me muzikë, këngëtaret kanë shpërndarë  edhe dhurata për fëmijët e kësaj qendre me rastin e festave të fundvitit.  

“Ishte kënaqësi që ishim këtu sepse për nder të festave të fundvitit ne shpërndamë disa dhurata dhe i argëtuam me këngët e tona. Iniciativa ishte e prindërve, por edhe bashkë me ne sepse ne deshëm t’iu dhurojmë dhurata fëmijëve të qendrës “Pema”. Me këtë rast ne kemi dëshirë t’iu urojmë të gjithëve vitin e ri 2020 që ky vit të jetë një vit i mbarë dhe me shumë suksese për të gjithë”, u shprehën Olta dhe Olsa Miftari.

Për gëzimin që patën këta fëmijë sot, u shpreh mirënjohëse koordinatorja e qendrës “Pema”, Marigona Rexhepi.

“Në emër të qendrës “Pema” ne jemi shumë falënderues ndaj Olsës dhe Oltës që kanë ardhur sot dhe i kanë argëtuar fëmijët. Iniciativa të tilla janë shumë mikëpritëse në qendrën tonë për faktin se fëmijët gëzohen shumë dhe kënaqen në aktivitete të tilla. Fëmijët të cilët kanë qenë sot prezent i njohin Olsën dhe Oltën, ata i dëgjojnë çdo ditë këngët e tyre dhe muzika e tyre sot këtu ka qenë argëtuese”,  tha Marigona Rexhepi.

Fëmijët e qendrës “Pema” u zbavitën duke kënduar këngët e tyre të preferuara së bashku me artistet Olsa dhe Olta Miftari.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending