Connect with us

Ferizaj

Në gjykimin ndaj Graincës dëgjohet seanca kur u miratua PZHK-ja

Published

on

Procesit gjyqësor ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Ferizaj, Faik Grainca, dalëngadalë po i vjen fundi.

 Pas dëgjimit të banorëve të rrugës “Astrit Bytyqi” dhe dëshmitarëve të përfshirë në procesin e Planit Zhvillimor të Ferizajt, në seancën e sotme gjyqësore u dëgjua prova e fundit, xhirimi integral i seancës së Kuvendit Komunal të Ferizajt e mbajtur më 21shtator 2017, në të cilën ishte miratuar Plani Zhvillimor Komunal 2017-2025.

Të nderuar delegatë, unë sot kërkoj nga ju që ta votoni këtë dokument të rëndësishëm për qytetin tonë, sepse sot do të përfundojnë të gjtiha shpifjet, baltosjet, denigrimet që i janë bërë këtij dokumenti për çështje subjektive, e inate politike. Jam i gatshëm të ballafaqohem  për çdo fakt, çdo dokument, nuk mund të pretendoj që është i përkryer, sepse në një formë është një vepër kjo dhe askush nuk mund të thotë se një vepër është e përkryer qoftë ajo edhe e Ismail Kadresë, e mos të flasim për një vepër që e kemi punuar ne si qeveri lokale”, ishte shprehur ish-drejtori Faik Grainca, në seancën e KK.

Gjatë dëgjimit të video incizimit kur ishte miratuar PZHK-ja e Ferizajt, u pa që edhe në atë kohë  disa asamblistë kishin dyshime rreth marrjes së pëlqimit nga ministria për vazhdimin e procedurave të mëtutjeshme rreth këtij dokumenti.

 “Mbi çfarë baze apo çfarë kërkese e kemi  një vendim të datës 20, unë po bëj pyetje të qartë, nëse vendimi i datës 15.09 është bërë në bazë të një kërkese të një qyteari, në bazë të çfarë kërkese është marr vendimi i datës 20.09, nëse është bërë në bazë të kuvendit le të sqarohet, ne nuk e kemi atë kërkesë këtu, kjo është çështje shumë e pastër juridike ku shihet se ka një zbraztirë shumë të madhe dhe juristat e dinë për çka e kam fjalën”, ishte shprehur Bashkim Fazliu.

“Parashtrimi i një ankese pezullon prodhimin e pasojave juridike të akteve administrative deri në zgjidhjen e ankesave, do të thotë e ka pezulluar, banorët iu kanë drejtuar me një ankesë ministrisë dhe ende nuk e kanë shqyrtuar atë ankesë, ende nuk u është kthyer përgjigje palëve qysh guxojmë ne ta votojmë këtë plan kur ministria e ka pezulluar dhe ende nuk u ka kthyer përgjigje palëve. Gjatë gjithë kohës janë thirrur se ky dokument është model, por është model i krimit, i falsifikimit të peticioneve dhe i gjithë shkeljeve të procedurave të ligjit “, kishte deklaruar Enver Haliti.

“Për dy vite njerëzit kanë vrapuar me çdo kusht me pengu këtë plan që është obligim ligjor dhe unë personalisht e kam pasur obligim me e  kalu këtë plan dhe e kam kaluar. Nuk ka kompozitet, çdo gjë është në përputhje me ligjet në fuqi“, ishte shprehur Xhavit Zariqi.

Pjesëmarrësit në seancën gjyqësore e patën rastin të shohin edhe kundërshtimet e asokohëshme të një pjese të disa këshilltarëve të kuvendit  të cilët edhe i patën bërë thirrje prokurisë për të nisur hetime.

“Sa i përket asaj tek puna e prokurorëve, unë nga kjo foltore kam kërkuar nga prokuroria me i nis hetimet dhe prap kërkoj”, kishte deklaruar Bashkim Fazliu.

Në dokumentin e PZHK-së, drejtoria e Urbanizmit kishte vërtetuar se ishin shqyrtuar të gjitha ankesat dhe peticionet dhe se banorëve u ishin kthyer përgjigje me shkrim, ndërkaq në seancën e 21 shtatorit 2017, ishte këshilltari i PDK-së Ilir Orllati që kishte deklaruar se pas dorëzimit të peticionit të tij ai nuk kishte pranuar asnjë përgjigje me shkrim.

“Prej 104 kërkesave unë nuk di nëse u jeni përgjigjur edhe të tjerëve, unë nuk kam asnjë përgjigje, deri më tash realisht është dashur të kem një përgjigje me shkrim”, ishte shprehur Orllati.

   Seanca e radhës gjyqësore u caktua të mbahet më datën 13 shkurt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending