Connect with us

Ferizaj

Svarqa: Përgjegjëse për krijimin e institucioneve është Vetëvendosje

Published

on

Janë bërë më shumë se 3 muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit, mirëpo Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk po munden të tejkalalojnë mospajtimet mes tyre për të formuar qeverinë. Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa, i cili është edhe anëtar i kryesisë së LDK-së në nivelin qëndror, thotë se LDK i ka ofruar ofertën e fundit Vetëvendsosjes dhe janë në pritje të përgjigjes. Svarqa tha se nëse nuk arrihet kjo marrëveshje faji i mbetet Vetëvendosjes.

“LDK-ja në asnjërën nga bisedimet nuk ka kërkuar zgjerimin e qeverisë me ministri, siç e dinë qytetarët përcaktimi i dy partive ka qenë që qeveria e ardhshme të ketë vetëm 12 ministri 10 prej të cilave do të udhëhiqen nga shumica shqiptare dhe dy nga minoritetet, mirëpo qëndron prapa asaj që të dy partitë politike të kenë nga 5 ministri, kryeministri të jetë nga LVV-ja , kryetari i Kuvendit të jetë nga LDK-ja  dhe përcaktimi ose zotimi për presidentin pas përfundimit të mandatit që do të jetë përkrahje nga LVV për propozimin e  LDK-së dhe jemi duke pritur një përgjigje. Mendoj që gjithmonë duhet të ketë bisedime për arsye se shterrja e bisedimeve dhe nxjerrja e një rezultati përfundimtar mund të jetë më i dobishëm për qeverisje si dhe e kundërta nëse shterren bisedimet dhe për fat të keq nuk arrihet deri te një marrëveshje atëherë qytetarët do të jenë ata që do ta vlerësojnë se faji kujt duhet t’i mbetet, sepse përgjegjësia për krijimin e institucioneve i bie partisë që del e para”, tha Svarqa.

Svarqa thotë se LDK është duke bërë përpjekje maksimale për të arritur një marrëveshje me Vetëvendosjen, mirëpo thekson se  është në dorën e Albin Kurtit se a do të arrihet apo jo koalicioni.

“Gjerë më tani LDK si parti me besueshmëri të dytë në zgjedhjet e 6 tetorit ka bërë përpjekje maksimale për realizimin e marrëveshjes për një qeverisje të koalicionit LVV-LDK, bisedime që kanë marrë përkrahje edhe nga strukturat e LDK-së dhe nga vet kryesia dhe këshilli i përgjithshëm, konform tyre akademik Isa Mustafa me nënkryetarët ka intensifiku bisedimet me liderin e LVV dhe siç janë të njoftuar qytetarët tashmë pas bisedimeve të shumta janë konkretizuar në oferta të cilat tashmë janë të njohura, siç është oferta e LDK-së dhe besoj se do të gjenden mundësi për realizimin e këtij koalicioni, sepse tashmë është në dorën e kryeministrit në ardhje që të përcaktohet a dëshiron një mend koalicionin me LDK-në për interesin e realizimit të vullnetit qytetarë që ka votuar për këto dy parti”, tha Svarqa.

Isa Mustafa e Albin Kurti janë takuar 8 herë deri më tani në përpjekje të arritjes së një marrëveshje bashkëqeverisëse, mirëpo deri më tani asnjëri takim nuk ka prodhuar ndonjë rezultat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Zjarri në afërsi të fshatit Dardani rrezikon edhe grunajat

Published

on

Zjarri që sot kaploi një hapësirë kodrinore në afërsi të fshatit Dardani të Ferizajt, rrezikon edhe fushat e mbjella me grurë.

Ndihmuar nga era, kjo vatër zjarri u përhap me shpejtësi në drejtim të magjistrales Ferizaj-Gjilan.  

Në videon e dërguar nga Xhevat Sallahu, shihen edhe bujqit të cilët nën tymin e dendur, kanë nisur korrjen emergjente të grunajave që rrezikohen nga flakët

Për shuarjen e zjarrit, banorët kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-i, pasi terreni i papërshtatshëm e ka vështirësuar intervenimin e njësive zjarrfikëse nga toka.

Continue Reading

Ferizaj

Dy të arrestuar në Ferizaj për posedim të narkotikëve

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona nën dyshim për posedim të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike.

Të martën mbrëma (01.07.2025 ), gjatë bastisjes në dy lokacione në Talinoc të Muhaxhirëve, policia ka gjetur dhe konfiskuar kanabis, kokainë,metadon, municione dhe para të gatshme.

“Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj / 01.07.2025 – 20:40. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k pasi që njësitet policore te të njëjtit gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-bimë e llojit kanabis sativa, 2-qese kokainë në peshë-2.5 gr, 1-shishe metadon, 2-peshore digjitale, 1-fishekë, 3-mulli për bluarje të marihuanës, 3-qese marihuanë në peshë 10.8 gramë, 26-fara të bimës kanabis dhe para të gatshme-395 €,” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në  mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Trending