Connect with us

Ferizaj

Kuvendi ndan parcelë për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike

Published

on

Kuvendi i Komunës së Ferizajt me 20 vota për ka miratuar rregulloren për vendosjen, ndërtimin dhe largimin e objekteve të përkohshme në pronën publike. Drjetori i Urbanizmit Lulzim Aliu, tha se kjo rregullore do të vë rend në hapësirat publike, konkretisht në sheshin e qytetit.

“Ne si komunë përmes kësaj rregullore jemi të obliguar me bë plane,  pjesa e parë do të vie plani për qendër të qytetit ku do të jenë të detajizuara ku kanë me u vendos objektet e përkohshme, ku ka me pas kiosqe, shitës të akulloreve, gështenjave e të ngjashme, të gjitha pikat që paraqiten në plan do të jepen me ankand në afatin deri në 5 vjeç, ndërsa në këtë grup hynë edhe reklamat dhe pjesët e tjera rekalmuese që janë”, tha Aliu.

Për këtë rregullore asamblistët dhanë vërejtje, rekomandime e sugjerime.

“Uroj që me këtë rregullore të ndërmerren masa që të bëhet një plan detaj dhe të kufizohet largësia në mes kiosqeve e shitësve ambulant në mënyrë që ajo pejsë e sheshit mos të stërngarkohet me shitës ambulant, me muzikë, e lojëra të dhunshme”, tha Enver Haliti nga LVV.

“Pajtohem me kolegun që s’ka qenë mirë forma se si është menaxhuar sheshi, është mirë që po bëhet kjo rregullore pasi më herët është bërë sipas qejfit  të drejtorit apo zyrtarëve komunal”, tha Arian Imeri nga PDK.

“Sa i përket kësaj rregullore mendoj se është bërë mirë, por unë e kam një pyetje tek llojet e objekteve të përkohshme a konsiderohen objekte të përkohshme verandat që e kanë përfshirë qytetin në të gjitha hapësirat publike e që për mendimin tim janë bërë të përhershme duke e shfrytëzuar pronën publike  për 12 muaj të vitit, prandaj unë mendoj që duhet të jetë një nen i veçantë për këtë çështje dhe rregullorja të përmbahet me përpikëri dhe të zbatohet e mos të mbetet e shkruar”, tha Xhavit Zariqi nga AAK-ja.

Por, nuk mungoi as debati me akuza e kundërakuza e ngritje toni.

 “A është më shumë pengesë një shitës i CD-ve apo i farave apo a është problem për qyetarë që u rrezikohet jeta nga “My caffe” dhe “Frenchi, me çfarë parime ndaloni një shitës farash dhe leni milionerat të rriten pranë komunës, as gjysmë metre trotuar nuk ka dhe është rrezik i drejtpërdrejtë”, tha Gëzim Kokollari nga LDK-ja.

“Gëzim duhet me ditë që këtë leje e ka dhanë Muharrem Svarqa, nuk dua ta ngris tonin e të acarohemi, as të akuzojmë, sepse e di që situata ka qenë e rëndë,  por prej 2017 çka mundemi me meremetu jemi duke e bërë, unë nuk kam ardhë për me rrënu, unë nëse mundem me riparu mirë, nëse jo dorëzohem”, tha Lulzim Aliu.

Nga kjo pikë e rendit të dites  debati kaloi tek hartat zonale, ndërtimet, e projekti “Bashkimi i qytetit”.

“Më mirë është drejtori që të merret me punët e veta  dhe të liroj uzurpimet që janë bërë nëpër trotuare, por edhe në qoftëse ka pasur devijim nga e kaluara është i obliguar që t’i përmirësoj, por ky ka edhe punë të tjera që nuk i kryen siç është aprovimi i hartave zonale të cilat e kufizojnë mundësinë e dhënies së lejeve që ky po flet këtu, por ky pushtet me qëllim i prolongon këto, po ashtu edhe për “Bashkimin e qytetit” që ka fillu vetëm me rrugë e më vonë është shndërruar në objekte afariste e parkingje, asnjëri prej nesh nuk e dimë e po ashtu as këta nuk e dinë se çka janë duke bërë”, tha Muharrem Svarqa nga LDK-ja.

“Nëse dëshironi të bisedojmë për ato tema kemi material të flasim sa të duash për hartat zonale, për ”Bashkimin e Qyetit”, për PZHK-në që e ka anuluar gjykata dhe nuk e ke informuar Kuvendin Komunal, po pret me dalë një asmablist me tregu që nuk je transparent”, tha Enver Haliti.

Një tjetër debat i zëshëm u zhvillua edhe për 3 pika të tjera që kishin të bënin me shkëmbim të pronave, për të cilat që në fillim LDK-ja kërkoi që këto pika të hiqen nga rendi i ditës, me arsyetimin se këmbimi i pronës publike po bëhet pa u vlerësuar si duhet.

” Ky komsioni që ka bërë vlerësimin e asaj pjese në mes të Mirosalës, Sojevës dhe Pojatës afër 60 ari  ndërrohet me 20 ari tokë në Dardani përrreth rrugës që nëse marrim tani vlerën e tregut kjo pjesa në Mirosalë mundet me shku 200 euro 1 ari a nëse marrim 20 ari tokë në Dardani aty nën 6 mijë euro nuk është vlera, veç mendoni ku është dallimi”, tha Imri Hashani nga LDK-ja.

Me ardhë me hipoteza se dikujt i merret toka me një vlerë më të vogël  e hyp me një vlerë më të madhe, paraprakisht duhet me lyp burimin  e çështjes se nuk mundesh kurrkujt me ia marrë pronën para se me i kry procedurat, derisa ia merr dikujt pronën dhe kryen projekt publik vimë këso situate, unë s’kam qenë me shtru rrugë atje dhe nëse është me faj, mbledhjen tjetër do të vi me fakte se kush ka bërë shkelje e kush ka ndërruar vende të punës  e jo me dalë me dezinformu je duke i dhënë kaq tokë e i ke marrë kaq, sepse ti ia ke marrë pronën se ke bë rrugë dhe njerit duhet me ia kompensu se është obligim“, u shpreh nënkryetari i komunës së Ferizajt, Naim Ferati.

Përkundër debatit të gjatë për këtë çështje, këto tri propozime që kishin të bënim me këmbim të ngastrave kadastrale një në Babush të ri, një në Dradani dhe tjetra në fshatin Papaz u miratuan me 22 vota pro.  Në seancën e sotme, Kuvendi miratoi edhe propozimin e drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për ndarjen e  parceles tek vendi i quajtur “Kodra e Kazermës” në Ferizaj, për ndërtimin e pishinës publike gjysmë olimpike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Lëndohet një person në vendin e punës në Ferizaj

Published

on

Një person është lënduar të martën në vendin e punës në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ai është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, derisa në vendin e ngjarjes kanë njësitet policore dhe inspektorati i punës.

Rasti është iniciuar si “asgjësim, dëmtim apo heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar gjatë punës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e  ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për therjen e 16 vjeçarit në Ferizaj

Published

on

Policia ka identifikuar njërin nga tre personat që sulmuan dhe plagosën me thikë të miturin F.V. 16 vjeç, në oborrin e një shkolle në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj.

Sipas policisë, i dyshuari M.D., shtetas i Shqipërisë, është arrestuar sot rreth orës 12:30 në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj dhe gjatë kontrollit atij i është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në kryerjen e veprës penale.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

Ndryshe, i mituri i plagosur rëndë, pas trajtimit fillestar në emergjencën e Ferizajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

I mituri në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në Ferizaj

Published

on

Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas trajtimit mjekësor në emergjencën e Ferizajt.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se sulmi fizik ndaj viktimës ka ndodhur të dielën, në rrugën “Gjon Sereqi” rreth orës 15:10, derisa ende nuk dihet identiteti i sulmuesve.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar nga tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre e ka goditur viktimën me një mjet të mprehtë-thikë. Viktimës fillimisht i është ofruar tretman mjekësor në QE-Ferizaj, pastaj është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending