Connect with us

Ferizaj

Basha ftohet nga Gjykata e Ferizajt pas padisë së Graincës për shpifje

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha nga Ferizaj, këto ditë ka pranuar ftesë nga Gjykata Themelore e Ferizajt për t’u paraqitur në gjykatë. Kjo ftesë Bashës i ka arritur pas ngritjes së padisë për shpifje dhe denigrim të personalitetit nga zëvendësministri në detyrë Mustafë Grainca,  para 6 muajve.

Basha thotë se do t’i përgjigjet kësaj ftese, duke theksuar se përmes kësaj padie Grainca synon ta ndalë për të mos ngritur zërin ndaj dukurive negative .

  “Unë po e kuptoj se kapërcimi nga babadimër në zëvendësministër është një hap i madh dhe ua jep vetëbesimin këtyre pushtetarëve të paprekshmërisë që mendojnë se ne nuk guxojmë me ua shpalosë shkatërrimet që kanë bërë pasi ky është një ndërtues në qytetin e Ferizaj, këta ndërtojnë për vete, por na shaktërrojnë neve. Të gjithë e dinë se Ferizaj është denigruar nga ndërtimet e egra me zero kritere që janë bërë. Unë nuk e marrë këtë përveçse një kërcënim për me më ndalë, por unë mund të them se zgjedhjet e tetorit ku unë jam zgjedhur deputet nga Ferizaj dhe kam marrë një mbështetje të madhe nga Ferizaj dhe mendoj që ka qenë mu për shkak të kundërshtimeve të mia ndaj atyre që njihen si mafia e betonit dhe zotëri Mustafa ka qenë kandidat e kanë lënë qytetarët tek shtëpia duke ia teguar vendin që ka me gjithë paratë e mundin që ka bërë, kështu që unë mendoj se jam në rrugën e duhur, me u frikësu nuk frikësohem, do të vazhdoj dhe mendoj se kjo punë ka me ardhë duke u intensifikuar, kurse padisë unë do t’i përgjigjem pasi është obligim ligjor, por aty nuk ka asgjë përveç përgjegjësive që këta duhet me i dhënë për shkatërrimet që ia kanë bërë qytetit”, tha Basha.

 Basha, thotë se ka fakte për të dëshmuar deklarimet që i ka bërë ndaj Graincës.

“Ndoshta e ka bërë për të pastruar emrin e vet, por nuk pastrohet sepse edhe nëse e pastron emrin e vet ndyrësirat që i ka lënë, ato ndërtimet e egra vazhdojnë me jetu bashkë me neve, atë pluhurin, shkatërrimin e pronës publike që ka ndodhë në qytetin e Ferizajt, ato ne jemi duke i përjetuar. Unë kam bërë edhe intervistë me edukatoret e çerdhës  ku 200 fëmijë nuk kanë guxuar me i qit në oborrin e çerdhës për shkak të pluhurit dhe zallit që është krijuar nga ndërtesat ku një nga to z. Grainca është pronarë, prandaj nëse mendoni se unë duhet me u dorëzu dhe me bë kompromis me fëmijët tanë për  me i akomodu disa njerëz që duan me ndërtu me i na e prishë pronën publike unë këtë kurrë nuk e bëj”, u shpreh Basha.

Në anën tjetër, i kontaktuar përmes telefonit, zëvendësministri në detyrë Mustafë Grainca, duke mos pranuar të pronocohet para kamerës, tha se është në dorën e Gjykatës që të vendos për këtë rast dhe se pret epilogun e tij.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Trending