Connect with us

Ferizaj

Përkujtohet dëshmori Bekim Sejdiu

Published

on

Në sallën e teatrit “Adriana” në Ferizaj, është mbajtur akademi përkujtimore për dëshmorin e kombit Bekim Sejdiu, i  vrarë në moshën 15 vjeçare nga forcat serbe 30 vite më parë në oborrin e shkollës së fshatit Koshare.

Në këtë akademi përkujtimore të organizuar për dëshmorin  Bekim Sejdiu, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, u shpreh se trimëria e nxënësit Bekim Sejdiu është dëshmi se Republika e Kosovës u bë falë të gjitha gjeneratave.

 “Si sot 30 vite më parë pamë e dëgjuam atë që asnjë mendje e shëndosh e veç barbaria mund ta bëj, një krim të shëmtuar, një vrasje në prag të shkollës, ra djaloshi, u vra Bekim Sejdiu. Zaten vetëm ndër shqiptarët merr peshë e kuptim më të thellë lufta e grave, burrave, pleqëve, të rinjve e fëmijëve si Bekimi për liri. As mosha, as shtati, e as njomësia nuk ndali rininë heroike të Kosovës që gjoks përpara  t’i dalë armikut. Nxënësi dëshmor Bekim Sejdiu la një gjurmë në çdo faqe historie, la shembulltyrën më krenare për çdo shqiptarë se si një njeri vritet e sakrifkohet, shembet, por nuk përkulet, madje edhe pranë vatres së dijes”, tha Aliu.

 Pjesë nga rrugëtimi historik i Kosovës të viteve 90-ta , ndau historiani njëherit udhëheqësi i trashëgimisë kulturore në Ferizaj, Ilir Bytyqi, i cili tha se këto vite ishin ndër vitet më të rënda në të cilat kaloi populli i Kosovës.

” Vitet 1989-90 janë vite shumë të vështira që kaloi populli shqiptarë. Ajo nisi me suprimimin e autonomisë së Kosovës më 23 mars 1989, por megjithatë kjo nuk kaloi pa reagime gjithëpopullore siç ishin protestat e grevat dhe format e tjera për të kundërshtuar pushtimin serb në Kosovë”, tha Ilir Bytyqi.

Familjarë të dëshmorit Bekim Sediu, u shprehën falënderues që u organizua kjo akademi përkujtimore në shenjë respekti për familjarin e tyre të rënë.

” Në emër të familjes Sejdiu, ju falënderoj të gjithëve që jeni mbledhur në këtë sallë për të nderuar dhe respektuar dëshmorin Bekim Sejdiu”, tha Luljeta Bajrami, motra e dëshmorit Bekim Sejdiu.

 Në fund të kësaj akademie përkujtimore të organizuar për nder të dëshmorit Bekim Sejdiu, u shfaq edhe një program kulturo-artistik.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending