Connect with us

Ferizaj

Gjatë vitit 2019 në rajonin e Ferizajt ndodhi vetëm 1 vrasje

Published

on

Drejtoria e Policisë rajonale në Ferizaj, ka shpalosur punën dhe sfidat e vitit 2019 dhe 2018. Shefi i operativës në Stacionin Policor të Ferizajt, Brahim Shatrolli, gjatë prezantimit të raportit të punës, krahasoi rezultatet dhe rastet e ndryshme të ndodhura gjatë dy viteve të fundit.

“Raste të regjistruara në Stacionin Policor të rajonit të Ferizajt në vitin 2018 kanë qenë 2386 raste, kurse në vitin 2019 kanë qenë 2392 raste që do të thotë diferencën e kemi pasur vetëm 6 raste për dallim nga viti 2018. Rastet e pranuara dhe të zbuluara, të pranuara kanë qenë siç e patë edhe më parë 2392 raste gjithsej, ku 1609 prej tyre janë të zbuluara. 113 janë të transferuara nëpër njësitë e tjera dhe si përfundim zbulueshmëria e rasteve është 71.99%. Tek vrasjet kur jemi këtu, në vitin 2018 kemi pasur 2 vrasje në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor Ferizaj, kurse në 2019 1 që do të thotë -50%, dhashtë Zoti që në vitin 2020 të mos kemi asnjë. Tentim vrasje gjithashtu i kemi pasur 2 në 2018, dhe në 2019 1, -50%. Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në vitin 2018 kanë qenë 15 raste, kurse në vitin 2019 14 raste, -6.67%”,  tha Brahim Shatrolli.

Drejtori i Policisë së Ferizajt, Emin Beqiri dhe komandanti i këtij Stacioni Policor, Imer Kaqara përgëzuan stafin policor për punën e tyre dhe uruan që viti 2020 të jetë vit edhe më i mbarë për të gjithë.

“Pikë jo e fundit që është por është më me interes, është dukuria e përdorimit të narkotikëve në shkolla, pse jo edhe në qytet. Është shumë shqetësuese, kjo rinia jonë do të thotë, sidomos mos të them fëmijëria sepse tani vetëm ka rënë niveli I përdoruesve, po flas për marihuanë, ndoshta në nivelin e shkollës fillore, janë duke bërë çmos, por besoj që jeni duke I përcjellur edhe mediat ose komunikata që I shpallin zyrat e mediave, ne në baza ditore I arrestojmë kundërvajtësit, përdoruesit. Shumë keq që nuk po mundemi t’I zëmë në sasi të mëdha që ndoshtë t’i ngarkojmë me një vepër më të rëndë, por me ato mundësi që kemi mundohemi të mos I lëmë hapësirë sidomos që ka qenë disa pika në Ferizaj që rrinë ata dhe shesin. Të ardhmen kërkoj edhe nga qytetarët dhe nga mediat dhe të gjithë faktorët përveç instuticioneve që po e dimë që veç e kanë detyrë dhe obligim ligjor që të kenë këtë pjesë, të na dhënë informata, varësisht nga informatat që I marrim nga ju, besoni që ne në mënyrën më të shpejt do të reagojmë që këtë dukuri mos ta lëmë të marrë masa shqtësuese”, tha Emin Beqiri.

“Gjatë vitit 2019 nuk kemi pasur ndonjë ngjarje, incident kritik që ka rrezikuar jetën e qytetarëve tonë brenda zonës sonë të përgjegjësisë, gjithëherë duke iu falënderuar përkushtimit të zyrtarëve tanë në terren, normalisht dhe një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet tona publike”,  tha Imer Kaqara.

Në fund të konferencës u nderuan me mirënjohje pjesëtarët e sektorëve të ndryshme të policisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Ndalohet për 48 orë një person për rastin e vdekjes të punëtorit në Ferizaj

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar për ndalimin e një personi me inicialet B.T. lidhur me rastin që ka ndodhur dje rreth orës 15:50, në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, ku humbi jetën një punëtor derisa po punonte në një objekt ndërtimi.  Viktima dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas prokurorisë, i arrestuari B.T. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale  “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Ndalohet një person për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”

Ferizaj, 13 Tetor 2026– Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me iniciale B.T., në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ”Cen Dugolli” në Ferizaj, rreth orës 15:50:, ku, një person, i cili po kryente punime në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka pësuar lëndime të rënda, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar i Qendrës Emergjente në Ferizaj, kurse, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokurori i shtetit, pas daljes në vendin e ngjarjes, ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartëpërmendur, brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore.

#

Continue Reading

Ferizaj

Humb jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Published

on

Një punëtor 54 vjeç ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë punës të jetë rrëzuar në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli”.  

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas policisë dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore viktima është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe inspektorët e punës derisa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Continue Reading

Ferizaj

Siguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit

Published

on

Në jetën e përditshme përballemi me situata të papritura – në rrugë, gjatë udhëtimeve, në punë apo edhe në shtëpi. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi është një nga investimet më të mençura që mund të bëni për veten, familjen dhe biznesin tuaj.

Selim Shabani B.I., bashkëpunëtori kompanisë së sigurimeve PRISIG, ofron zgjidhje profesionale dhe të besueshme për të gjithë ata që kërkojnë siguri, stabilitet dhe mbrojtje financiare në çdo situatë.

Me një qasje të drejtpërdrejtë dhe këshillim profesional, ai ju ndihmon të zgjidhni paketën e sigurimit që i përshtatet më së miri nevojave tuaja – duke ju kursyer kohë dhe duke ju ofruar mbrojtje të plotë.

Shërbime të plota sigurimi për individë dhe biznese

Nëpërmjet bashkëpunimit me PRISIG, ofrohen një gamë e gjerë sigurimesh:Klientët mund të përfitojnë nga një gamë e gjerë shërbimesh sigurimi, duke përfshirë:

•  Sigurim i shëndetit në udhëtim – për udhëtime të sigurta jashtë vendit

•   Sigurim shëndetësor – kujdes dhe mbrojtje për shëndetin tuaj

•   Sigurim i personave nga aksidentet – mbështetje financiare në rast të aksidenteve të papritura

•   Sigurim TPL & TPL+  – sigurim i detyrueshëm dhe i zgjeruar për automjete

•  Sigurim Kasko i automjeteve – mbrojtje e plotë për veturën tuaj

•  Sigurim i pronës, banesës dhe shtëpisë – siguri për pronën dhe familjen tuaj

•  Sigurim i ofertës (tenderit) – për kompani që marrin pjesë në tenderë

•   Sigurim i kontratës (ekzekutimit) – garanci për realizimin e kontratave

Qasja profesionale, këshillimi i drejtë dhe shërbimi i shpejtë janë vlerat që e bëjnë Selim Shabanin një partner të besueshëm për çdo klient.

Për informata shtesë ose për të zgjedhur sigurimin që i përshtatet më së miri nevojave tuaja, mund të kontaktoni: Selim Shabani B.I.

Bashkëpunëtor i kompanisë së sigurimeve PRISIG

*Artikull i sponsorizuar

Continue Reading

Trending