Connect with us

Ferizaj

Gjatë vitit 2019 në rajonin e Ferizajt ndodhi vetëm 1 vrasje

Published

on

Drejtoria e Policisë rajonale në Ferizaj, ka shpalosur punën dhe sfidat e vitit 2019 dhe 2018. Shefi i operativës në Stacionin Policor të Ferizajt, Brahim Shatrolli, gjatë prezantimit të raportit të punës, krahasoi rezultatet dhe rastet e ndryshme të ndodhura gjatë dy viteve të fundit.

“Raste të regjistruara në Stacionin Policor të rajonit të Ferizajt në vitin 2018 kanë qenë 2386 raste, kurse në vitin 2019 kanë qenë 2392 raste që do të thotë diferencën e kemi pasur vetëm 6 raste për dallim nga viti 2018. Rastet e pranuara dhe të zbuluara, të pranuara kanë qenë siç e patë edhe më parë 2392 raste gjithsej, ku 1609 prej tyre janë të zbuluara. 113 janë të transferuara nëpër njësitë e tjera dhe si përfundim zbulueshmëria e rasteve është 71.99%. Tek vrasjet kur jemi këtu, në vitin 2018 kemi pasur 2 vrasje në zonën e përgjegjësisë së Stacionit Policor Ferizaj, kurse në 2019 1 që do të thotë -50%, dhashtë Zoti që në vitin 2020 të mos kemi asnjë. Tentim vrasje gjithashtu i kemi pasur 2 në 2018, dhe në 2019 1, -50%. Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në vitin 2018 kanë qenë 15 raste, kurse në vitin 2019 14 raste, -6.67%”,  tha Brahim Shatrolli.

Drejtori i Policisë së Ferizajt, Emin Beqiri dhe komandanti i këtij Stacioni Policor, Imer Kaqara përgëzuan stafin policor për punën e tyre dhe uruan që viti 2020 të jetë vit edhe më i mbarë për të gjithë.

Pikë jo e fundit që është por është më me interes, është dukuria e përdorimit të narkotikëve në shkolla, pse jo edhe në qytet. Është shumë shqetësuese, kjo rinia jonë do të thotë, sidomos mos të them fëmijëria sepse tani vetëm ka rënë niveli I përdoruesve, po flas për marihuanë, ndoshta në nivelin e shkollës fillore, janë duke bërë çmos, por besoj që jeni duke I përcjellur edhe mediat ose komunikata që I shpallin zyrat e mediave, ne në baza ditore I arrestojmë kundërvajtësit, përdoruesit. Shumë keq që nuk po mundemi t’I zëmë në sasi të mëdha që ndoshtë t’i ngarkojmë me një vepër më të rëndë, por me ato mundësi që kemi mundohemi të mos I lëmë hapësirë sidomos që ka qenë disa pika në Ferizaj që rrinë ata dhe shesin. Të ardhmen kërkoj edhe nga qytetarët dhe nga mediat dhe të gjithë faktorët përveç instuticioneve që po e dimë që veç e kanë detyrë dhe obligim ligjor që të kenë këtë pjesë, të na dhënë informata, varësisht nga informatat që I marrim nga ju, besoni që ne në mënyrën më të shpejt do të reagojmë që këtë dukuri mos ta lëmë të marrë masa shqtësuese”, tha Emin Beqiri.

“Gjatë vitit 2019 nuk kemi pasur ndonjë ngjarje, incident kritik që ka rrezikuar jetën e qytetarëve tonë brenda zonës sonë të përgjegjësisë, gjithëherë duke iu falënderuar përkushtimit të zyrtarëve tanë në terren, normalisht dhe një bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet tona publike”,  tha Imer Kaqara.

Në fund të konferencës u nderuan me mirënjohje pjesëtarët e sektorëve të ndryshme të policisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Trending