Connect with us

Ferizaj

Rregullorja për caktimin e orarit të punës i procedohet Kuvendit Komunal

Published

on

Qeveria lokale sërish ka kthyer propozimin për caktimin e ditëve të pushimit për veprimtaritë afariste dhe veprimtaritë tjera në Ferizaj.

Ky propozim iu procedua asamblesë komunale për aprovim nga anëtarët e komitetit për Politikë dhe Financa, ku pa asnjë diskutim anëtarët votuan për procedim të kësaj pike, pasi u tha se janë dakorduar më parë që kjo rregullore të dalë për miratim në Kuvend.

Para anëtarëve të KPF-së, drejtori i Zhvillimit Ekonomik Zekir Bytyqi, sqaroi se çfarë parasheh kjo rregullore.

“Ne jemi munduar që në bazë të kësaj rregulloreje t’i klasifikojmë 13 veprimtari ekonomike siç janë bujqësia, pylltaria dhe peshkimi gjatë të dielave dhe festave zyrtare e kanë ditë të punës të rregullt, minierat dhe gurorët gjatë festave dhe të dielave e kanë ditë pushimi, kurse gjatë të shtunave e kanë ditë pune të rregullt, industria prodhuese dhe përpunuese gjatë festave zyrtare dhe të dielave do të kenë ditë pushimi, kurse të shtunave ditë pune, furnizimi me ujë dhe kanalizimi, menaxhimi dhe trajtimi i mbeturinave edhe këto e kanë pushim, ndërtimtaria edhe kjo është ditë pushimi, tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike edhe këto e kanë ditë pushimi, akomodimi dhe shërbimet ushqimore ku hynë hoteleritë dhe restorantet këto do të kenë të dielave ditë të rregullt pune, veprimtaritë profesionale shkencore dhe teknike do të kenë ditë pushimi, gjithashtu është sektori i arsimit që do të ketë ditë pushimi, veprimtaritë e shëndetit dhe punët sociale do të ketë ditë pune të dielave dhe festave zyrtare. Me këtë rregullore me kërkesë të furrtarëve do të ketë operime në mënyrë të reduktuar”, deklaroi Bytyqi.

Bytyqi tha se kjo rregullore ka ardhur pas kërkesave të bizneseve, derisa theksoi se për zbatimin e saj do të angazhohen inspektorët e komunës dhe policia.

“Nëse dita e festave zyrtare bie të dielave dhe të shtunave nuk do të zëvendësohet me ditën e hënë, gjithashtu e kemi paraparë që në bazë të analizave që kemi bërë ne si komunë kemi rezultuar që gjatë muajve korrik dhe gusht për sektorët që u fol që të dielave dhe festave zyrtare do të jetë pushim e kemi analizuar që gjatë këtyre muajve të anulohet dhe të jenë ditë të rregullta pune nëse qëllon e dielë apo  qoftë festë zyrtare. Shoqëritë tregtare mund të punojnë edhe më pak se orari i përcaktuar në këtë rregullore. Për inspektimin e kësaj rregullore është inspektorati i komunës në bashkëpunim me policinë, është kërkesë e shumicës së bizneseve që e diela të jetë ditë pushimi dhe në festa zyrtare”, tha Bytyqi.

 Anëtarët e KPF-së, pa asnjë diskutim i proceduan kuvendit edhe disa pika të tjera, si propozim-vendimi për rritjen e të hyrave vetanake për vitin 2019, propozim- vendim për bartjen e mjeteve nga viti 2019 në vitin 2020, propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare, propozim-vendimin për plotësim-ndryshimin e rregullores së komunës për transparencë dhe disa pika të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending