Connect with us

Ferizaj

150 biznese të Ferizajt me peticion kundërshtojnë kufizimin e punës me rregullore komunale

Published

on

Gjatë ditës së djeshme anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa ia proceduan Kuvendit Komunal të Ferizajt rregulloren e cila ua cakton orarin dhe ditët e punës veprimtarive afariste që operojnë në Ferizaj.

Por, një ditë më parë në komunën e Ferizajt ishte dorëzuar një peticion nga 148 biznese të kësaj komune, të cilat janë shprehur kundër kësaj rregulloreje, mirëpo ky peticion nuk u prezantua fare në mbledhjen e KPF-së.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt Kristina Gashi-Bytyqi, thotë se ky peticion i erdhi asaj në zyrë tek pas mbledhjes.

“Është e vërtet që peticioni është dorëzuar më 19.02.2020, mirëpo tek ne në zyrë është pranuar dje pasi kemi përfunduar mbledhjen kështu që nuk e kemi pasur këtë peticion më herët  dhe ne ende jemi duke e shqyrtuar bashkë me kryetarin se çka duhet të bëjmë në hapat në vazhdim sepse janë edhe disa kritere në bazë të rregullores  së transparencës së komunës së Ferizajt, kështu që ne do ta bëjmë vlerësimin në bazë të kritereve dhe patjetër se jemi të obliguar nëse i plotëson kriteret edhe ta shqyrtojmë në Kuvend”, tha Gashi-Bytyqi.

Bytyqi, thotë se kjo rregullore ka ardhur si kërkesë e bizneseve dhe vet qytetarëve të Ferizajt, e cila, sipas saj, është në favor të tyre dhe më së shumti iu konvenon punëtorëve.

 “Nëse i plotëson kriteret ky peticion në bazë të rregulllores për transparencë ne patjetër do ta kemi në Kuvend, ne jemi të interesuar që të merret një vendim i rëndësishëm në favor të qytetarëve dhe jo t’iu shkaktojmë dëme qytetarëve. Ne kemi menduar dhe sigurisht edhe kryetari dhe të tjerët që kanë punuar në atë rregullore janë bazuar në kërkesa të shumta të qyetarëve, sidomos të punëtorëve, por edhe të pronarëve të bizneseve ku është menduar se do të jetë në favor dhe jo në dëm të bizneseve, kështu që unë po mendoj se bashkërisht do të vendosim në seancë se a do të marrim vendim për këtë rregullore apo jo”, tha ajo.

Në anën tjetër, avokati Admir Salihu thotë se më e udhës do të ishte që komuna të inspektonte bizneset se a i respektojnë të drejtat e punëtorëve sesa t’ua ndaloj punën të dielën.

Unë mendoj se propozimi i kryetarit apo edhe nëse deputetët e votojnë e kanë më lehtë të ndalojnë të dielën të punojnë në krejt Ferizajn sesa të merren në mënyrë specifike për t’i realizuar të drejtat e punëtorëve qysh i parasheh ligji, sepse punëtorit i takojnë dy ditë pushim në javë, është pak e rëndësishme për punëtorin a e ka të hënën, të martën, të shtunën apo të dielën, unë mendoj se  komuna është dashur të merret me të drejtat e punëtorëve të shohin se a kanë punëtorët kontrata të punës, a respektohen ato kontrata të punës, a paguhen ditë ekstra për ditë pushimi e më pastaj të merren në mënyrë më specifike, unë mendoj se Kuvendi Komunal  do të mund të votonte që çdo punëtori në komunën e Ferizajt t’i ketë dy ditë pushim dhe së bashku me biznesin të përcaktohet se kur mund t’i marrë ato të drejta, të hënën, të shtunën apo të dielën”, tha Salihu.

Rregullorja për caktimin e orarit dhe ditëve të pushimit për veprimtaritë afariste në Ferizaj, do të dalë për miratim në Kuvend të premtën e javës së ardhshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending