Connect with us

Ferizaj

Komuna kërkon nga qytetarët t’i denoncojnë zyrtarët që nuk e respektojnë orarin e punës

Published

on

Komuna e Ferizajt u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet nëse punëtorët e saj nuk ndodhen në vendin e tyre të punës gjatë orarit zyrtar.

Albion Sherifi, zyrtar për marrëdhënie me publikun, tha se kjo masë është bërë për t’i disiplinuar zyrtarët e pandërgjegjshëm.

“Është një masë e shtuar me efekt në rritjen e disiplinës së punës në mesin e administratës komunale, por edhe gjithë institucioneve të tjera që janë në vartësi të komunës. Ky njoftim është lëshuar sot nga kryetari i komunës që të ruhen shërbimet komunale dhe të mbrohen nga zyrtarët eventual të papërgjegjshëm në orarin e tyre të punës, kjo masë paralajmëron masa ndëshkuese dhe disiplinore, por edhe ndëshkime përmes pagesës, në këtë rast përmes prekjes direkte në xhepin e zyrtarëve të pandërgjegjshëm“, tha Sherifi.

Edhe pse zyrtarët kontollohen në formë elektronike, Sherifi thotë se kjo nuk mjafton prandaj e kanë vendosur këtë masë shtesë.

“Ka pasur një varg masash që janë ndërmarrë nga qeverisja lokale, nuk mbetet më vetëm pjesa e kontollës nga ana e organeve të administratës komunale, por është zgjeruar edhe tek denoncimet e  qytetarëve, ne kemi formën e kontollit direkt përmes ID kartelave që identifikohen të gjithë punëtorët se kur janë larguar, por edhe kjo formë e denoncimit është një formë më e shtuar e disiplinës, që është një kontroll direkt përmes qytetarëve”, tha Sherifi.

Sherifi, tha se janë duke shqyrtuar mundësinë që t’i shpërblejnë qytetarët të cilët denoncojnë zyrtarët komunal që gjenden jashtë vendit të punës pa ndonjë arsye.

Kjo thirrje vlenë për të gjithë punonjësit e administratës komunale, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare përfshirë QMF-të, AMF-të, Qendrës për Punë Sociale, Brigadës së Zjarrfikësve dhe institucioneve të tjera që janë në vartësi të komunës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending