Connect with us

Arsim

Ish-profesori Hasan Mani kërkon rikthimin në punë

Published

on

Në vitin 2015 profesori i biologjisë Hasan Mani ishte larguar nga puna duke u akuzuar për ngacmim seksual ndaj një nxënëse në shkollë. Që nga ajo kohë Mani ka dalë disa herë para gjykatës, ku thotë se është shpallur i pafajshëm. Mani thotë se i ishte bërë një kurth për ta larguar nga puna vetëm pse ishte anëtar i Vetëvendosjes.

“U bë një alibi ndaj meje vetëm e vetëm të më largojnë për arsye se isha anëtar dhe simpatizant i Vetëvendosjes edhe ma maruan kulaçin përmes shantazheve, shpifjeve dhe fabrikimeve antinjerëzore, antiprofesionale dhe anti-MASHT. Këto i kanë bërë të tre drejtorët e shkollave të mesme të Bujqësisë, të Kompetencës dhe shkollës së mesme Ekonomike, ku më pas janë inkorporuar Drejtoria e Arsimit, Inspektorati i Arsimit dhe më larguan nga puna që ma kishin përgatitur në shkollën e Komeptencës një kurth që unë kam prekur një nxënëse, që këtë ditë, këtë orë, në atë klasë dhe në atë ndërtesë unë fare nuk kam pas mësim. Më pas e dërguan lëndën në polici dhe në prokurori dhe e bën një padi penale të cilën dalëngadalë tani unë e kam fituar që dy herë në shkallën e parë dhe në shkallën e dytë dy herë “, tha Mani.

Mani ka ngritur akuzë ndaj të gjitha institucioneve dhe individëve të cilët pretendon se kishin gisht në largimin e tij nga puna.

 ”Unë kam dorëzuar të gjitha shkresat dhe lëndët që janë përpunuar në Gjykatën e Ferizajt si dhe në prokurori, ngjarjet prej vitit 2010 deri në 2019, krejt që kanë të bëjnë me lëndët e mia që nuk kanë respektuar rregullat ligjore menaxherët e institucioneve gjegjëse nga poshtë lartë, të gjithë individët që janë inkorporuar në largimin tim nga puna“,tha Mani.

Në lidhje rastin e ish-profesorit të biologjisë është e njoftuar edhe Drejtoria e Arsimit në Ferizaj. Drejtori i kësaj drejtorie Afrim Llabjani, përmes telefonit tha se vullneti i kësaj drejtorie është që ta kthej në punë 64 vjeçarin Hasan Manin, por që për momentin nuk ka orë të lira për këtë lëndë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arsim

Të enjten në Ferizaj ndihmohen prindërit për aplikim për subvencionimin e librave

Published

on

Shumë prindër kanë pas telashe me aplikimin në E-Kosova për subvencionimin e librave për nxënës.

Sektori i Rinisë në Ferizaj njofton se të enjten e 31 gushtit do të ofroj ndihmë për prindërit në mënyrë që të aplikojnë për subvencionet.

Ndihma në aplikim organizohet në Galerinë e Arteve në Ferizaj nga ora 11:00 deri në ora 13:00.

Vullnetarët e këtij sektori janë ata që do të ndihmojnë prindërit në aplikim.

Postimi i plotë i Sektorit të Rinisë në Ferizaj:

Prinder te dashur nese ende keni nevoj per aplikim per suvencionimin e librave dhe po vazhdoni te keni veshtiresi teknike. Ne vullnetaret e Sektorit te Rinise/Qendres Rinore Eltion Isufi,Eris Shabani,Yll Reshani. Neser me date 31.08.2023 nga ora 11-13 ju ofrojm ndihmen tone teknike.

Continue Reading

Arsim

Në E-Kosova hapet platforma për subvencionimin e librave shkollorë

Published

on

/REL/Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës (MASHTI), Arbërie Nagavci, njoftoi se për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e pestë do të ndahen nga 80 euro, ndërsa për ata nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga 30 euro.

Për t’i siguruar këto para për blerjen e teksteve shkollore, prindërit do të duhet të aplikojnë përmes platformës E-Kosova në këtë link.

Duke iu drejtuar prindërve të nxënësve fillorë, përmes një videoje në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci tha se “mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme.”

Në të kaluarën, MASHTI i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore nga viti 2008.

Por, Nagavci njoftoi në fillim të kësaj jave se ka ndryshuar mënyrën e shpërndarjes së teksteve shkollore, për shkak të dështimit të marrëveshjes me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Për rrjedhojë, Ministria do t’u deponojë prindërve të nxënësve mjete në llogari, në mënyrë që ata t’i blejnë vetë librat.

Ky vendim i ministres Nagavci është kundërshtuar nga opozita, e cila e ka kërkuar dorëheqjen e saj, si dhe nga vetë Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Continue Reading

Arsim

Më shumë se gjysma e nxënësve ferizajas patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë vitin e kaluar

Published

on

Më shumë se gjysma e nxënësve që mbaruan klasën e nëntë më 2022 patën rezultat negativ në testin e arritshmërisë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Arsimit të Ferizajt, 53.4% e këtyre nxënësve apo 896 nga ta patën rezultat negativ kurse 46.6% apo 780 nxënës patën rezultat pozitiv.

Më mirë në rezultate qëndrojnë maturantët ferizajas të cilët në afatin e parë rezultat pozitiv patën 77.8% e tyre e 22.2% patën rezultat negativ.

Edhe në afatin e gushtit, ku në provimin e maturës hynë 309 maturantë, 186 nga ta patën rezultat pozitiv kurse 123 negativ.

Continue Reading

Trending