Connect with us

Ferizaj

Qytetarët grumbullojnë rezerva ushqimore

Published

on

Pas panikut që është krijuar nga Koronavirusi, edhe qytetarët  e Ferizajt sot ia kishin mësyer me të madhe marketeve.

Shportat e tyre kryesisht ishin të mbushura me miell, vaj dhe sheqer. Ata thanë se pasi ky virus është shpallur pandemi globale, dëshirojnë t’i kenë rezervë në shtëpitë e tyre produktet elementare. Qytetarët theksuan se raftet e marketeve kanë filluar të zbrazen dhe pikërisht atë çfarë e kërkuan më së shumti nuk e gjetën, si dezinfektues e mjete të tjera higjenike.

“Unë besoj se nuk është për me u frikësu aq shumë, siç kemi dëgjuar e lexuar është pak si një grip i zakonshëm, por familja insiston që të kemi diçka më shumë afër vetës dhe po duhet”, tha Islam Berisha.

“Blerje e rëndomtë, për firmë jam duke marrë, por shoqja mbrëmë më tha që të marrim, por i thash që jo, nuk jam duke e besuar që mund të ketë diçka, por sot e pashë që populli është duke u frikësuar, çmimet ishin të njëjta. Nuk duhet të ketë panik, ndoshta ka qenë virusi tek ne po e kemi kaluar dhe nuk e kemi vërejtur.  Më porositën nga shtëpia që të blej dezinfektues, kërkova sot por nuk kishte, po edhe për produkte të tjera kishte mungesë nëpër rafte”, tha Xhabir Elezi.

“Është projekt amerikan me shitë mallin, në Kosovë asnjë nuk është i sëmurë, nuk jam duke marrë miell, se kemi miell të sa duash“, tha një tjetër qytetar.

Kurse, pronari i “Plus Marketit”, Sylejman Neziri, tha se këtë javë është rritur dukshëm numri i konsumatorëve. Ai njoftoi se në fillim të kësaj jave në depon e tij kishte mbi 50 ton miell, ndërsa sot i kanë mbetur vetëm edhe 10 ton.

“Që tri ditë është shtuar dukshëm numri i konsumatorëve, më së shumti marrin gjërat elementare, si çaj, sheqer, miell, kripë.  Miell janë duke marrë dukshëm më shumë, i kemi pasur 50 ton miell, nuk kanë mbetur as 10 ton, ne jemi duke u dhënë vetëm  75 kilogram apo tre thasë, e kam kufizu, pasi dikush ka mundësi të marrë 10 ton përnjëherë e dikush nuk ka mundësi, prandaj e kam bërë kështu”, tha Neziri.

Neziri thotë se nuk do t’i rrisë çmimet e artikujve, por nëse  rritet çmimi i importit atëherë do të jenë të detyruar të rrisin çmimet.

“Në “Plus Market” nuk janë rritur çmimet, janë të njëjta siç kanë qenë para 1 muaji, por nëse marrim artikullin e ri është diçka tjetër, ajo nuk varet nga ne”, tha Neziri.

Përveç në markete, dezinfektues dhe maska nuk po gjenden as në barnatore. Edhe në ato që gjenden çmimi i tyre është rritur për 100%.

“Për momentin nuk kemi, presim me na furnizu gjatë ditës, për momentin është mungesë, që dy javë është mungesë për shkak të çmimit, çmimi i maskave është shumë i lartë kanë qenë 10 cent e tani janë mbi 1 euro, ashtu edhe dezinfektues, por çmimi luan nga firma importuese, tani në këtë kohë dezinfektuesit janë nga 1.20 deri në 7 euro, më herë kanë qenë më lirë tani në këtë kohë janë shtrenjtuar”, tha farmacisti Shefki Maloku.

Këto ditë punën e kanë intensifikuar edhe inspektorët e tregut.

“Inspektorati i tregut është mobilizuar, edhe ne kemi bërë kontrollet e tona që na takojnë neve, kemi shiku çmimet nëse na përputhen me arkë, nuk vërehet ndonjë ngritje e lartë e çmimeve, ndonjë dukuri tjetër nuk kemi hasur. Në bazë të ligjeve që ne i zbatojmë ne kemi të bëjmë me ekonomi të lirë të tregut, çmimet variojnë, por konsumatori duhet të kërkoj aty ku është më lirë, ndërsa ne si inspektorë të tregut nuk kemi të drejtë të ndërhymë tek ngritja e çmimeve“, tha Besim Uruçi, inspektor.

Gjatë ditës së sotme Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, në një konferencë të jashtëzakonshme, ka kërkuar nga qytetarët që të kontaktojnë Administratën Tatimore të Kosovës në rast se vërejnë ngritje të çmimeve nëpër markete dhe nëse një gjë e tillë vërtetohet dënimet do të jenë të pashmangshme.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohen katër të dyshuar për kanosjen e një personi në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale në Ferizaj ka arrestuar 4 persona në dyshimet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftim bëhet e ditur se më datën 13.07.2026, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur një ankues, M.B, i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas ndërmarrjes së veprimeve operative-hetimore nga njësitet reaguese dhe njësia e hetimeve, janë identifikuar dhe lokalizuar personat e dyshuar në një lokal në Ferizaj, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar katër armë zjarri dhe sasi municioni.

Të dyshuarit: H.TH. ( 50 vjeç), SH.TH. (27 vjeç). E.B. ( 37 vjeç) dhe E.H. (27 vjeç), me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave konfiskohen 15 motoçikleta në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se brenda periudhës nga 6 – 12 korrik ka shqiptuar 26 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut dhe ka konfiskuar 15 motoçikleta.

Kjo pasi policia ka shtuar kontrollet në qarkullimin dhe drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve.

Shumica e gjobave janë shqiptuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, përfshirë drejtimin e motoçikletës pa regjistrim, pa patentë shoferi ose pa helmetë mbrojtëse, si dhe kundërvajtje të tjera.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 15 motoçikleta/skuterë, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt.

Continue Reading

Trending