Connect with us

Ferizaj

Spitali i Ferizajt dhe QKMF marrin masat e nevojshme kundër koronavirusit

Published

on

Dy raste të dyshimta me koronavirus ishin paraqitur javën që shkoi në Spitalin Rajonal të Ferizajt, por që rezultati i tyre pas ekzaminimeve kishte rezultuar negativ.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se njëri nga të dyshuarit me virusin korona  po qëndronte për vizitë në Ferizaj pasi kishte ardhur Gjermania. Ai tha se i dyshuari në spital ishte paraqitur me temperaturë të lartë dhe ethe, por që pas testimit rezultati ka dalë negativ.

“Ne i kemi pasur dy raste të dyshuara që janë dërguar në Klinikën Infektive dhe ka rezultuar negativ. Kjo ka ndodhur javën që shkoi, ndërsa njëri nga ta ka qenë i moshës mbi 40 vjeç që ka ardhur në vizit nga Shtutgarti tek familjarët e tij dhe është paraqitur me temperaturë dhe ethe dhe kemi dyshuar dhe ne jemi detyruar ta transferojmë në QKUK, po ashtu edhe rasti tjetër është nga Ferizaj që ka shkuar direkt në Qendrën Infektive, por që të dy rastet kanë rezultuar negativ”, tha Zeqiri.

Zeqiri tha se për të parandaluar këtë virus kanë ndërmarrë masat e nevojshme, ku njëra ndër to është edhe reduktimi i lëvizjes së qytetarëve në këtë spital.

“Ne kemi ngritur nivelin e sigurisë në Spitalin e Ferizajt, kemi marrë masa menjëherë për nivelin e pastërtisë, kemi marrë dezinfektues, poashtu e kemi bërë dezinfektimin gjeneral të spitalit, i kemi ndërprerë vizitat e familjarëve, rastet urgjente, rastet ambulantore do të trajtohen, por lëvizja është reduktuar për vizitorët që i përcjellin pacientët. Unë kam propozuar që emërgjenca primare të jetë objekt filtrues për pacientët nëse kemi një shpërthim të situatës dhe në  këtë mënyrë të bëhet izolimi dhe përshkallëzimi i situatës”, tha Zeqiri.

 Zeqiri këshillon qytetarët që përveç mbajtjes së higjenës të konsumojnë fruta në mënyrë që ta rrisin imunitetin.

“Qytetari duhet të dijë që shfaqja e temperaturës, shkuarja e hundëve, frymëzënie, këto janë simptomat fillestare për të dyshuar me koronavirus, këtu duhet t’iu bashkëngjitet edhe lëvizja nëpër vende që kanë qenë të prekura siç është Maqedonia, Shqipëria, Italia, Kina, por edhe shtetet që e kanë të konfirmuar këtë rast. Unë i këshilloj qyetarët që mos të kenë frikë, mos të krijojnë panik, virusi mund të kaloj edhe pa simptoma, pa e vërejtur ata, unë i këshilloj të marrin fruta, të marrin vitaminë C, të ruajnë imunitetin dhe po besojmë nëse me rritjen e temperaturave që është në favor tonin ta kalojmë këtë situatë”, tha Zeiqri.

Masa kanë ndërmarrë edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë qytet.

“Janë formuar ekipe në secilën qendër që në rast se paraqiten raste të dyshimta, po ashtu dhe janë krijuar dhoma të veçanta. Nga ministria na kanë njoftuar se do të pajisemi me material shtesë siç janë masat mbrojtëse, ne kemi pasur material, por jo shumë, por në këtë rast udhëheqësi i depos i kishte ruajtur disa rroba të veçanta që veshen në këto raste dhe ato i kemi shpërndarë te ekipet”, tha shefi i shërbimit diagnostik në QKMF-në e Ferizajt, Xhevdet Haxhidema.

Koronavirusi është shpallur pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetit. Edhe pse deri më tani të gjitha rastet e dyshuara për koronavirus në Kosovë kanë rezultuar negative,  si masë parandaluese Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

23-vjeçari që vdiq në Lezhë është nga Ferizaj

Published

on

Një 23-vjeçar nga Ferizaj ka vdekur në Lezhë derisa ishte me pushime bashkë me familjen e tij.

Sipas policisë, rreth orës 09:00 të datës 28.06.2025, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi G. S., 23 vjeç, banues në Ferizaj. Kurse sipas deklarimeve të familjarëve, i riu kishte probleme shëndetësore që në fëmijëri.

 Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Continue Reading

Ferizaj

Xhemile Murati-Shabani është kandidate e AAK-së për kryetare të Ferizajt

Published

on

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar Xhemile Murati-Shabanin si kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt, në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.

Murati-Shabani aktualisht mban pozitën e Drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverisjen lokale, funksion të cilin e ushtron që nga viti 2021, kur AAK u bë pjesë e koalicionit qeverisës në Ferizaj bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Nismën Socialdemokrate.

Kandidatura e Murati-Shabanit vjen në kohën kur partitë politike kanë nisur përzgjedhjen e listave përfaqësuese për garën zgjedhore në nivel lokal.

Continue Reading

Ferizaj

Agim Aliu konfirmon kandidaturën për kryetar të Ferizajt

Published

on

Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se do të jetë sërish kandidat i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet  e ardhshme lokale të 12 tetorit.

Njoftimin për kandidaturë, Aliu e bëri përmes një postimi në profilin e tij në facebook.

Aliu, si kandidat i Partisë Demokratike, është zgjedhur kryetar i Ferizajt në dy mandate të njëpasnjëshme, nga viti 2017-2021 dhe 2021-2025.

Më herët, ai ishte zgjedhur në krye të qeverisë lokale për një mandat të shkurtuar edhe në zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2012, pas dorëheqjes së Bajrush Xhemailit nga pozita e kryetarit të Ferizajt.

Continue Reading

Trending