Connect with us

Ferizaj

Rrahmani kërkon zbatimin e rekomandimeve të DASH-it për komunitetet

Published

on

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar të mërkurën raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2019. Në pjesën për Kosovën, ndër të tjera ky raport flet edhe për komunitetet pakicë që jetojnë në Kosovë.

Qazim Rrahmani nga komuniteti ashkali, tha  se ky raport tregon shkeljet që iu bëhen komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian si në punësim, arsim dhe shëndetësi.

“Ne këtë raport e kemi vlerësuar si raportin më të besuar ndaj të gjitha raporteve ndërkombëtare. Ne e kemi analizuar këtë raport dhe kemi nxjerrë fushat që flasin për pakicat kombëtare në Kosovë. Kemi gjetur të gjeturat për komunitetin RAE. Këtu flet për punësimin, edukimin, migrimin, riatdhesimin, regjistrimin civil dhe çështjen e martesave të hershme. Në këtë raport thotë se pakicat etnike duke përfshirë komunitetin ashkali, rom dhe egjiptian u përballën me nivele të ndryshme të diskriminimit institucional dhe shoqëror tek punësimi, arsimi dhe shërbimet sociale, në këtë rast komuniteti RAE ka pësuar diskriminim të hapur social dhe në ekonomi dhe ata shumë shpesh kishin qasje jo të mirë të higjienës bazë të kujdesit mjekësor, të arsimit dhe punësimit”, tha Rrahmani.

Rrahmani kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të përmbush rekomandimet të cilat janë theksuar në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Rekomandimet e tyre janë që të përmirësohet jeta e komunitetit pakicë në këto fusha, kështu që ne kërkojmë nga qeveria, nga institucionet përkatëse që këtë raport të Departamentit Amerikan ta marrin seriozisht dhe të gjeturat e tyre t’i përmirësojnë sa më shpejtë që është e mundur”, tha Rrahmani.

Përveç sulmeve kundër anëtarëve të pakicave etnike ose komuniteteve të tjera të margjinalizuara, ky raport nxjerr si çështje kryesore edhe kufizimet e tepruara ndaj mediave, përfshirë dhunën ose kërcënimet ndaj gazetarëve, korrupsioni i qeverisë dhe mosndëshkimi i tij dhe  disa çështje të tjera.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia e Ferizajt apelon për kujdes në trafik shkaku i shembjes së mundshme të gurëve

Published

on

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që qarkullojnë në rrugët malore Shtërpcë-Brezovicë, Shtërpcë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit dhe Glliboçicë që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Kushtet aktuale të motit me shi kanë shkaktuar rrugë të lagështa, dukshmëri të kufizuar dhe rrezik të shtuar për aksidente trafiku.

Po ashtu, në disa segmente të këtyre akseve mund të ketë shembje gurësh, rrëshqitje dhe pengesa të tjera, që mund të rrezikojnë qarkullimin e automjeteve.

Në këtë drejtim, Policia rekomandon që shoferët të respektojnë disa këshilla të rëndësishme për ngasje të sigurt:

– Mbani dritat e ndezura për të përmirësuar dukshmërinë dhe për t’u bërë më të vërejtshëm për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

– Zvogëloni shpejtësinë, pasi rrugët e lagështa kërkojnë distancë më të madhe për frenim të sigurt.

– Shmangni shpërqendrimet, sidomos përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.

– Mbani distancë të mjaftueshme nga automjetet përpara për të shmangur aksidentet.

Në këto rrugë malore, tregoni kujdes shtesë ndaj shembjeve të gurëve dhe pengesave që mund të paraqiten papritur në rrugë.

Policia Rajonale e Ferizajt rikujton se reshjet e shiut kërkojnë përgjegjësi dhe kujdes më të madh në trafik.

Continue Reading

Ferizaj

Në Ferizaj arrestohen dy të dyshuar për trafikim të kokainës

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafikim narkotikësh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Pos drogës, policia ka sekuestruar  edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Ferizaj

Një valixhe e gjetur në rrugën Doganaj–Brezovicë, policia kërkon pronarin

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se në rrugën magjistrale Doganaj–Brezovicë, afër fshatit Duraj, është gjetur një valixhe e zezë që dyshohet se i ka rënë ndonjë udhëtari nga automjeti.

Sipas njoftimit të policisë, qytetari B. B. nga Kaçaniku ka raportuar se më 26 tetor, rreth orës 17:30, gjatë qarkullimit në këtë rrugë, kishte vërejtur valixhen në mes të rrugës dhe më pas e ka dorëzuar në stacionin policor në Kaçanik.

Gjatë kontrollimit të valixhes, janë gjetur disa rroba personale dhe mjete pune.

Policia ka bërë të ditur se valixhja ndodhet aktualisht në stacionin policor në Kaçanik dhe fton personin që e ka humbur të paraqitet për verifikim dhe marrje të valixhes.

Continue Reading

Trending