Connect with us

Ferizaj

Shpërndahen 400 pako ushqimore për familjet nevojtare në Ferizaj

Published

on

Në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, është bërë shpërndarja e 400 pakove ushqimore për familjet në nevojë. Këto pako ushqimore janë donacion nga kompania ”Elkos”, ndërsa për përzgjedhjen e familjeve përfituese është përkujdesur komuna e Ferizajt. Donatori ka paraparë që të shpërndajë 800 pako ushqimore, 400 prej të cilave do të shpërndahen nesër.


”Është një mbështetje e jashtëzakonshme që po e bëjnë bizneset falë thirrjes që ka bërë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, në mënyrë që solidariteti të shprehet në këto ditë kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID-19 në mënyrë që familjeve ferizajase sado pak t’ua lehtësojmë këto ditë të qëndrimit në shtëpi në aspektin financiar, përkatësisht materialeve të ndryshme ushqimore. 800 pako janë nga ELKOS GROUP ndërkohë ka pasë edhe biznese të tjera që ne shprehim falënderimin më të lartë për ta siç është: ELI-AB, INTER-EX, STAR MARKET, LAURITI, 7 VËLLEZËRIT, BLETA, ALPI MARKET një grup jashtëzakonisht i gjerë i mbështetësve”, tha Albion Sherifi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në komunën e Ferizajt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet ferizajasi pasi kanosi një grua përmes rrjeteve sociale

Published

on

Një person është arrestuar nga Policia në Ferizaj, pasi i njëjti ka kanosur përmes rrjeteve sociale viktimën femër me të cilën kishte bashkëjetuar.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 10:00, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale, ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj – Policia i gjen 343 gram marihuanë në shtëpinë e tij

Published

on

Policia në Ferizaj të hënën ka arrestuar një person, pasi të njëjtit gjatë kontrollit në shtëpinë  e tij i është gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, me vendin të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 343 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Trending