Connect with us

Kosovë

Ambasada Amerikane e falenderon ministrin Vitia për përkushtim dhe gjithpërfshirje

Published

on

Ministri në detyrë i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, ka pranuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë një letër falenderimi, përmes së cilës ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet, shprehet se e çmon profesionalizmin dhe gjithpërfshirjen e ministrit Vitia në ballafaqimin e institucioneve të Kosovës me pandeminë  COVID-19. Në letrën e ambasadës amerikane thuhet:

 “  Më lejoni t’iu shpreh falenderimin tim të sinqertë për përpjekjet tuaja që ta fuqizoni bashkëpunimin drejt ofrimit të kujdesit të nevojshëm shëndetësor për qytetarët e Kosovës. Konferenca e juaj e përbashkët e 2 Prillit së bashku me ministrin Jevtiq kushtuar masave ndaj COVID-19, tregon për një udhëheqje dhe përkushtim shembullor. Profesionalizmi dhe mesazhi juaj i përfshirjes e dërgoi një sinjal bindës tek të gjithë qytetarët, se ju po punoni për të gjithë në këtë shtet, duke vepruar ndaj virusit. Mbes me shpresë se ky shpirt i bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen në qeveri, tek institucionet e saj dhe tek komunitetet e Kosovës “

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

Mbrojtja kërkon që Jakup Krasniqi të shpallet i pafajshëm

Published

on

Në nisje të deklaratave përmbyllëse avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij.

Ajo tha se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë që 1.926 ditë.

“Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij”, tha ajo.

Mbrojtja: ZPS mbështetet në spekulime

Avokatja Venkateswari Alagendra tha se ZPS-ja mbështetet në “spekulime dhe pretendime të pambështetura” në akuzat ndaj Krasniqit.

Ajo tha se nuk ka asnjë dëshmitar që thotë se Krasniqi e ka keqtrajtuar.

“Të nderuar gjykatës, ju kërkoj që kur të shqyrtoni provat e paraqitura nga Prokuroria të mos harroni këto fakte. Në të gjitha provat nuk ka qoftë edhe një dëshmitar të vetëm që pretendon se Krasniqi e ka rrahur, e ka keqtrajtuar apo torturuar. Nuk ekziston një viktimë e vetme nga qindra dëshmitarë të Prokurorisë që pretendojnë ose akuzojnë Krasniqin që i ka rrahur abuzuar ose ka qenë i pranishëm kur ata janë keqtrajtuar. Kjo prokurori mbështetet kryesisht në spekulime dhe pretendime të pambështetura”, tha ajo.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Mbrojta e Selimit përfundon deklaratat përmbyllëse

Published

on

Avokati kryesor i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, e mori në fund fjalën për të përmbyllur deklaratat e mbrojtjes. Ai tha se trupi gjykues do të arrijë në përfundimin që klienti i tij është i pafajshëm nëse shikon tërësinë e provave.

“Selimi nuk ka qenë komandant. Nuk ka ushtruar asnjë përgjegjësi eprore në asnjë mënyrë dhe asnjë formë. Këtu përfshihet edhe autoriteti i pretenduar se Selimi ka qenë anëtar i këtyre strukturave pavarësisht se ai që në fillim ka qenë një anëtar i njohur i UÇK-së”, tha Roberts.

Ai tha se pafajësia e Selimit mbështetet po ashtu në faktin që nuk kishte vartës “dhe nuk kishte lidhje me kontroll efektiv”, siç pretendon Prokuroria.

“Provat kundër tij janë kontradiktore nuk kanë besueshmëri dhe janë të pabazuara. Veçmas pretendimet që ai ka marr pjesë në ndonjë krim të pretenduar”, tha Roberts.

Gjykata ka shkuar në pushimin e drekës dhe pas pushimit, mbrojtja e Jakup Krasniqit do të nisë shpalosjen e deklaratave përmbyllëse.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Avokati Roberts: Rexhep Selimi është plotësisht i pafajshëm

Published

on

Në Gjykatën Speciale, seanca e pasdites kanë vazhduar me paraqitjen e fjalës përmbyllëse ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit.

Në fillim të deklarimit, avokati Geoffrey Roberts, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga krimet e pretenduara që i ngarkohen klientit të tij.

Avokati Roberts tha se qëndrimi i mbrojtjes është që nuk ka ekzistuar Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale, ku ka qenë i përfshirë Selimi apo të akuzuarit e tjerë në asnjë periudhë të aktakuzës, siç pretendon Prokuroria.

Në mungesë të provave për këtë pretendim i cili është i mangët edhe në logjikë nuk mund të ketë përgjegjësi për Selimin për kryerjen e krimeve, tha ai duke shtuar se  pretendimi kryesor i Prokurorisë është se të akuzuarit së bashku me anëtarët e tjerë të asaj që e cilëson si ndërmarrje të përbashkët kriminale kishin për qëllim marrjen nën kontroll të Kosovës dhe largimin e kundërshtarëve. Për këtë pretendim të Prokurorisë, avokati Roberts tha se në vetvete, qëllimi për marrjen nën kontroll Kosovën nuk është kriminal, por mënyrë për t’i dhënë fund shtypjes së Millosheviqit.

Continue Reading

Trending