Connect with us

Ferizaj

Kosova e para në rajon për menaxhim të COVID-19, shqiptarët po shërohen më së shpejti

Published

on

(TV TEMA, 6 Prill 2020)

          Bazuar në tabelat statistikore të Johns Hopkins University, Worldometers,  dhe në shënimet zyrtare të instituteve të shëndetësisë në vendet e rajonit, mund të vërehet se Kosova po prin në menaxhimin e krizës me numrin më të vogël të rasteve të të prekurve me COVID-19 në 1 milion njerëz pra 82, ndërsa sa i përket vdekshmërisë së ulët të pacientëve (2.04%), radhitet menjëherë pas Malit të Zi (0.89%) nga rastet e diagnostifikuara  me sëmundjen COVID-19.

Tabela 1. Numri i rasteve të diagnostifikuara me COVID-19 në 1 milion banorë (6 prill 2020)
Tabela 2. Përqindja e vdekjeve të personave të diagnistifikuar me COVID-19 (6 prill 2020)

Statistikat flasin se shërimi i personave të prekur nga koronavirusi në trojet shqiptare është më i shpejti në rajon.  Në Shqipëri tashmë janë shëruar 30.76% e të sëmurëve me COVID- 19 (nga 377), ndërsa në Kosovë 15.64% e të sëmurëve të diagnostifikuar (nga 147).

Tabela 3. Përqindja e pacientëve të shëruar nga numri i përgjithshëm (6 prill 2020)

 Sa i përket numrit të testeve të kryera, Kosova qëndron në mes të tabelës, me përafërsisht 1091 të testuar në 1 milion banorë (totali 1963), menjëherë pas Malit të Zi  dhe Maqedonisë.      

Tabela 4. Numri i testeve në 1 milion banorë (6 prill 2020)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending