Connect with us

Ferizaj

Që nga 24 prilli asnjë i infektuar me COVID-19 në Ferizaj

Published

on

Që nga 24 prilli në komunën e Ferizajt nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus asnjë person.

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, tha se kjo situatë është shpresëdhënëse për kthim në normalitet, duke kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat për mbrojtje nga COVID-19, pasi ka mbetur dhe pak kohë deri në përmirësimin e gjendjes.

“Sigurisht është lajm i mirë për të gjithë edhe për qytetarët edhe për ne, por kjo nuk do të thotë se është betejë e fituar, por sigurisht duhet të respektohen ato që janë bërë një lloj refreni, përkundër që është moti i mirë ne kërkojmë që akoma të evitohen daljet e tyre dhe kur të dalin të respektohet distanca sociale, pasi ende nuk është betejë e fituar dhe Ferizaj ka qenë shembull i asaj që me një burim të vetëm ka eskaluar situata”, tha Aliu.

Kryetari i Ferizajt ripërsëriti thirrjen e tij që Ferizaj të hiqet nga karantina meqë, sipas tij, izolimi nuk ka pasur asnjë efekt dhe vazhdon të mos ketë.

“Karantina është vetëm diçka formale nuk i shërben më asgjëje, për këtë kam biseduar edhe me ministrin e shëndetësisë dhe parimisht jemi marrë vesh që duhet të hiqet karantina, por kjo bëhet me rekomandim të Institutit dhe kemi biseduar edhe me profesorin dhe gjendja është e mirë në Ferizaj nuk kemi më pozitiv, është faktorë që do të duhej të ndikonte tek Instituti për ta hequr këtë pjesën formale të karantinës pasi praktikisht nuk ka funksionuar dhe nuk është duke funksionuar. Shumë më efekt do të kishte qenë nëse resurset policiore t’i kemi brenda territorit të Ferizajt sesa në kufi të Ferizajt”, tha Aliu.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt Jeton Zeqiri, tha se më 23 prill në Spitalin e Ferizajt është trajtuar një paciente nga komuna e Kaçanikut e cila ka rezultuar pozitive me COVID-19  gjë që ka bërë që të vetizohen  8 punëtorë shëndetësor.

 “Çdo masë që është marrë rezultatet janë pas dy jave ne jemi në atë fazën e mirë të respektimit të rregullave dhe rezultatet po shihen, në të njejtën kohë ka ndikuar edhe koha e mirë, po ashtu mosha mesatare e popullsisë është  e mirë kështu që ne në ditët në vijim presim rrethana lehtësuese për qytetin tonë. Sa  i përket stituatës së përgjithshme më datën 23 kemi pasur një pacient nga komuna e Kaçanikut  e cila ka pasur një frakturë, pacientja ka qëndruar në emërgjencën tonë mbi 2 orë e gjysmë dhe më pas është dërguar në QKUK dhe atje para se të futet në operacion është testuar dhe ka rezultuar pozitive, ne menjëherë i kemi marrë masat, kemi dezinfektuar hapësirat dhe me rekomandim që stafi prej 8 personave të vetizolohen, besoj që këtë javë do të bëhet testimi dhe në momentin që dalin negativ ne do të kthejmë stafin”, tha Zeqiri.

Komuna e Ferizajt gjendet në karantinë që nga data 11 prill. Në këtë komunë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 98.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Ferizaj

Shuhet zjarri që shpërtheu në një mobilieri në Ferizaj

Published

on

Mbrëmjen e së mërkurës një mobilieri është përfshirë nga zjarri.

Rasti u raportua të ketë ndodhur rreth orës 21:35 në fshatin Greme të Ferizajt, thuhet në raportin ditor të policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore, zjarrfikësit dhe njësitë e KEDS-it.

Zjarrfikësit kanë arritur ta fiknin zjarrin derisa nuk raportohet për të lënduar.

Continue Reading

Trending